Albanian(i)
12 Ashtu si bariu kujdeset për kopenë e tij kur ndodhet në mes të deleve të tij, të shpërndara, kështu unë do të kujdesem për delet e mia dhe do t'i heq nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në një ditë me re dhe errësirë të dendur.
13 Do t'i nxjerr nga popujt dhe do t'i mbledh nga vende të ndryshme; do t'i çoj përsëri në tokën e tyre dhe do t'i kullot në malet e Izraelit, gjatë rrjedhave ujore dhe në tërë vendet e banuara të vendit.