Ezekiel 11:7-11

Albanian(i) 7 Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ata që keni vrarë dhe që i keni bërë tog në mes të saj janë mishi dhe ky qytet është kusia, por unë do t'ju nxjerr nga mesi i tij. 8 Ju keni frikë nga shpata dhe unë do të sjell mbi ju shpatën", thotë Zoti, Zoti. 9 "Unë do t'ju nxjerr nga mesi i tij, do t'ju jap në dorë të të huajve dhe do të zbatoj mbi ju vendimet e mia. 10 Ju do të bini nga shpata, do t'ju gjykoj në kufijtë e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti. 11 Ky qytet nuk do të jetë më për ju një kusi dhe ju nuk do të jeni për të mishi; unë do t'ju gjykoj në kufijtë e Izraelit.