Acts 23:3-5

Albanian(i) 3 Atëherë Pali i tha: ''Perëndia do të të godasë ty, o mur i zbardhur. Ti je ulur të më gjykosh sipas ligjit dhe, duke e nëpërkëmbur atë, jep urdhër të më godasin''. 4 Dhe ata që ishin të pranishëm thanë: ''E fyen ti kryepriftin e Perëndisë?''. 5 Pali u përgjigj: ''Nuk e dija, o vëllezër, se është kryeprift, sepse është shkruar: "Ti nuk do të flasësh keq për princin e popullit tënd"''.