Albanian(i)
21 Por ai më tha: "Shko, sepse unë do të të dërgoj larg midis johebrenjve"''.
22 Ata e dëgjuan deri në këtë pikë; pastaj ngritën zërin duke thënë: ''Hiqe nga bota një njeri të tillë, sepse nuk është i denjë të rrojë!''.
23 Duke qenë se ata bërtisnin, duke i flakur rrobat e duke ngritur pluhurin në erë,
24 kryemijësi urdhëroi ta çonin Palin në fortesë, duke urdhëruar që ta marrin në pyetje duke e rrahur me kamxhik, që të merrej vesh për çfarë arsye ata bërtisnin kështu kundër tij.