2 Corinthians 6:1-2

Albanian(i) 1 Dhe, duke qenë bashkëpunëtorë të tij, ju këshillojmë të mos e pranoni më kot hirin e Perëndisë, 2 sepse ai thotë: ''Në kohë të pëlqyer unë të dëgjova dhe në ditë shpëtimi të ndihmova''. Ja, pra, koha e pëlqyer, ja, pra, dita e shpëtimit.