Albanian(i)
3 Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t'ju zërë në befasi si një vjedhës.
4 Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ.
5 Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll.
6 Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.
7 Kurse ne, mbasi jemi të ditës, jemi të esëll, duke veshur parzmoren e besimit dhe të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.