1 Chronicles 24:4-26

Albanian(i) 4 Me qenë se kishte më tepër familjarë midis bijve të Eleazarit sesa midis bijve të Ithamarit, ata u ndanë në këtë mënyrë: për bijtë e Eleazarit, gjashtëmbëdhjetë të parë të shtëpisë atërore dhe për bijtë e Ithamarit, tetë të parë sipas shtëpive të tyre atërore. 5 Ata u ndanë me short, si njera palë ashtu dhe pala tjetër, sepse kishte princa të shenjtërores dhe princa të Perëndisë qoftë midis bijve të Eleazarit, qoftë midis bijve të Ithamarit. 6 Shkruesi Shemajahu, bir i Nathaneelit, një Levit i regjistroi në prani të mbretit, të princave, të priftit Tsadok, të Ahimelekut, birit të Abiathsarit, dhe të të parëve të shtëpive atërore të priftërinjve dhe të Levitëve. U hodh në short një shtëpi atërore për Eleazarin dhe një tjetër për Ithamarin. 7 I pari i caktuar nga shorti ishte Jehojaribi, i dyti Jedajahu, 8 i treti Harimi, i katërti Seorimi, 9 i pesti Malkijahu, i gjashti Mijamimi, 10 i shtati Hakotsi, i teti Abijahu, 11 i nënti Jeshua, i dhjeti Shekanjahu, 12 i njëmbëdhjeti Eliashibi, i dymbëdhjeti Jakimi, 13 i trembëdhjeti Hupahu, i katërmbëdhjeti Jeshebeabi, 14 i pesëmbëdhjeti Bilgahu, i gjashtëmbëdhjeti Imeri, 15 i shtatëmbëdhjeti Heziri, i tetëmbëdhjeti Hapitsetsi, 16 i nëntëmbëdhjeti Pethahiahu, i njëzeti Jehezekeli, 17 i njëzetenjëti Jakini, i njëzetedyti Gamuli, 18 i njëzetetreti Delajahu, i njëzetekatërti Maaziahu. 19 Këto ishin turnet për shërbimin e tyre kur hynin në shtëpinë e Zotit, sipas normave të caktuara nga Aaroni, ati i tyre, duke iu përmbajur urdhrave të Zotit, Perëndisë të Izraelit. 20 Sa për pjesën tjetër të bijve të Levit, të bijve të Amramit, Shubaeli; të bijve të Shubaelit, Jehdia. 21 Për Rehabiahun, bijve të Rehabiahut, ata kishin si të parë Ishshiahun. 22 Për Itsharitët, ata kishin si të parë Shelomothin: bijtë e Shelomothit kishin Jahathin. 23 Bijtë e Hebronit patën si të parë Jeriahun, si të dytë Amariahun, të tretë Jahazielin dhe të katërt Jekomeamin. 24 Nga bijtë e Uzielit të parë kishin Mikahun; nga bijtë e Mikahut, Shamirin; 25 i vëllai i Mikahut, Ishshiahu; nga bijtë e Ishshiahut, Zakarian. 26 Nga bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi; biri i Jaaziahut, Beno.