Matthew 21:18 Cross References - Albanian

18 Në mëngjes, kur po kthehej në qytet e mori uria.

Matthew 4:2

2 Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria.

Matthew 12:1

1 Në atë kohë Jezusi po ecte një të shtunë nëpër arat me grurë; dhe dishepujt e vet, të uritur, filluan të këpusin kallinj dhe t'i hanë.

Mark 11:12-14

12 Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri. 13 Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve. 14 Atëherë Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: ''Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë''. Dhe dishepujt e tij e dëgjuan.

Mark 11:20-24

20 Të nesërmen në mengjes, duke kaluar, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë. 21 Dhe Pjetri, duke u kujtuar, i tha: ''Mësues, ja, fiku që ti mallkove qenka tharë''. 22 Atëherë Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: ''Kini besimin e Perëndisë! 23 Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t'i thotë këtij mali: "Luaj vendit dhe hidhu në det", dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t'i bëhet. 24 Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t'i merrni dhe ju do t'i merrni.

Luke 4:2

2 ku për dyzet ditë e tundoi djalli; gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, por kur ato kaluan, e mori uria.

Hebrews 4:15

15 Le t'i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohë nevoje.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.