Luke 19:41 Cross References - Albanian

41 Dhe kur ai po afrohej, e pa qytetin dhe qau mbi të,

Psalms 119:53

53 Një indinjatë e madhe më pushton për shkak të të pabesëve që braktisin ligjin tënd.

Psalms 119:136

136 Rrëke lotësh zbresin nga sytë e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.

Psalms 119:158

158 I pashë të pabesët dhe i urrej, sepse nuk respektojnë fjalën tënde.

Jeremiah 9:1

1 Oh, sikur koka ime të ishte një burim uji dhe sytë e mi një burim lotësh, në mënyrë që të mund të qaja ditë e natë të vrarët e bijës së popullit tim!

Jeremiah 13:17

17 Por në rast se nuk e dëgjoni këtë, shpirti im do të qajë në fshehtësi për shkak të kryelartësisë suaj, sytë e mi do të qajnë parreshtur dhe do të derdhin lot, sepse kopeja e Zotit do të çohet në robëri.

Jeremiah 17:16

16 Megjithatë unë nuk refuzova të jem bariu i tyre duke të ndjekur ty, as dëshirova ditën e kobshme. Ti e di atë që doli nga goja ime, sepse bëhej në praninë tënde.

Hosea 11:8

8 Si mund të të braktis, o Efraim, ose të të lë në dorë të të tjerëve, o Izrael? Si mund të të bëj si Admahu, ose të të katandis si Tseboimi? Zemra ime ngashërohet brenda meje, dhemshuria ime ndizet e tëra.

Luke 13:34-35

34 Jeruzalem, Jeruzalem, që i vret profetet dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë desha t'i mbledh bijtë e tu sikurse klloçka i mbledh nën krahë zogjtë e vet, por ju nuk deshët! 35 Ja, shtëpia juaj ju lihet e shkretë. Dhe unë po ju them se nuk do të më shihni më deri sa të vijë koha të thoni: "Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit"''.

John 11:35

35 Jezusi qau.

Romans 9:2-3

2 kam një trishtim të madh dhe një dhembje të vazhdueshme në zemrën time. 3 Sepse do të doja të isha vetë i ma-llkuar, i ndarë nga Krishti, për vëllezërit e mi, për farefisin tim sipas mishit,

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.