Psalms 8:8 Cross References - Albanian

8 zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit, tërë ato që kalojnë nëpër shtigjet e detit.

Genesis 1:20-25

20 Pastaj Perëndia tha: "Të mbushen ujërat nga një numër i madh qeniesh të gjalla dhe të fluturojnë zogjtë lart mbi tokë nëpër hapësirën e madhe të kupës qiellore". 21 Kështu Perëndia krijoi kafshët e mëdha ujore dhe të gjitha gjallesat që lëvizin dhe që mbushin ujërat, secili simbas llojit të vet, e çdo shpend fluturues simbas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë. 22 Dhe Perëndia i bekoi duke thënë: "Të jeni të frytshëm, shumëzoni dhe mbushni ujërat e deteve, e zogjtë të shumëzohen mbi tokë". 23 Kështu erdhi mbrëmja dhe pastaj mëngjesi: dita e pestë. 24 Pastaj Perëndia tha: "Të prodhojë toka qenie të gjalla sipas llojit të tyre: kafshë, rrëshqanorë dhe bisha të tokës, simbas llojit të tyre". Dhe kështu u bë. 25 Dhe Perëndia bëri egërsirat e tokës sipas llojit të tyre, kafshët simbas llojit të tyre dhe të gjithë rrëshqanorët e tokës simbas llojit të tyre. Dhe Perëndia e pa që kjo ishte mirë.

Job 38:39-39:30

39 A mund ta gjuash ti gjahun për luaneshën apo të ngopësh të vegjlit e uritur të luanit,

Job 40:15-41:34

15 Shiko behemothin që e kam bërë njëlloj si ti; ai ha barin si kau. 16 Ja, forca e tij qëndron në ijet dhe fuqia e tij në muskujt e barkut të tij. 17 E lëkund bishtin e tij si një kedër; nervat e kofshëve të tij janë të thurura mirë. 18 Kockat e tij janë si tuba prej bronzi; kockat e tij janë si shufra hekuri. 19 Ai është e para nga veprat e Perëndisë; vetëm ai që e bëri mund t'i afrohet atij me shpatën e tij. 20 Ndonëse malet prodhojnë ushqim për të, dhe aty tërë kafshët e fushave dëfrehen, 21 ai shtrihet nën bimët e lotusit, në vende të fshehura në kallamishte dhe në moçale. 22 Bimët e lotusit e mbulojnë me hijen e tyre, shelgjet e përroit e rrethojnë. 23 Lumi mund të dalë nga shtrati i tij, por ai nuk ka frikë; është i sigurt nga vetja e tij, edhe sikur Jordani të sulej kundër gojës së tij. 24 Kush, pra, mund ta zërë nga sytë apo t'i shpojë flegrat e hundës me gremça?

Job 41:15-34

15 Shumë të bukura janë rreshtat e mburojave të tij, të salduara fort si prej një vule. 16 Ato janë aq afër njëra-tjetrës sa nuk kalon as ajri midis tyre. 17 Janë të ngjitura njëra me tjetrën, të bashkuara fort midis tyre, dhe nuk mund të ndahen. 18 Teshtimat e tij japin shkreptima drite dhe sytë e tij janë si qepallat e agimit. 19 Nga goja e tij dalin flakë, dalin shkëndija zjarri. 20 Nga flegrat e hundës së tij del tym, si nga një enë që vlon ose nga një kazan. 21 Fryma e tij i vë zjarrin qymyrit dhe nga goja e tij del flakë. 22 Forca qëndron te qafa e tij dhe para tij hedh valle tmerri. 23 Pjesët e flashkëta të mishit të tij janë fort kompakte, janë mjaft të ngjeshura mbi të dhe nuk lëvizin. 24 Zemra e tij është e fortë si një gur, e fortë si pjesa e poshtme e mokrës. 25 Kur ngrihet, të fuqishmit kanë frikë, dhe nga tmerri mbeten të hutuar. 26 Shpata që arrin nuk i bën asgjë, e njëjta gjë ndodh me ushtën, shigjetën dhe shtizën. 27 E quan hekurin si kashtë dhe bronzin si dru të brejtur nga krimbi. 28 Shigjeta nuk e bën të ikë; gurët e hobesë për të janë si kallamishte. 29 Topuzi i duket sikur është kashtë, ai tallet me vringëllimën e ushtës. 30 Poshtë ka maja të mprehta dhe lë gjurmë si të lesës mbi baltë. 31 E bën të ziejë humnerën si ndonjë kazan dhe e bën detin si të ishte një enë me melhem. 32 Lë pas vetes një vazhdë drite dhe humnera duket si e mbuluar nga thinjat. 33 Mbi tokë nuk ka asgjë që t'i ngjajë, që të jetë bërë pa pasur fare frikë. 34 Shiko në fytyrë tërë njerëzit mendjemëdhenj; ai është mbret mbi të gjitha bishat më madhështore".

Psalms 148:10

10 ju mbarë kafshë të egra dhe shtëpiake, rrëshqanorë dhe zogj me krahë;

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.