Psalms 89:47 Cross References - Albanian

47 Kujto sa e shkurtër është jeta ime. Për çfarë kotësie ke krijuar gjithë bijtë e njerëzve?

Job 7:7

7 Kujto që jeta ime është një frymë; syri im nuk do të shohë më të mirën.

Job 9:25-26

25 Tani ditët e mia kalojnë më shpejt se një vrapues, ikin pa parë asnjë të mirë. 26 Ikin shpejt si anijet prej xunkthi, si shqiponja që sulet mbi gjahun e vet.

Job 10:9

9 Mbaj mend, të lutem, që më ke modeluar si argjila, dhe do të më bësh të kthehem në pluhur!

Job 14:1

1 "Njeriu i lindur nga një grua jeton pak ditë dhe është plot shqetësime.

Psalms 39:5-6

5 Ja, ti i ke pakësuar ditët e mia aq sa është e gjatë një pëllëmbë, dhe zgjatja e jetës sime është si asgjë para teje; po, çdo njeri në gjendjen e tij më të mirë nuk është veçse avull. (Sela) 6 Po, njeriu sillet rreth e qark si një hije; po më kot lodhen të gjithë dhe grumbullojnë pasuri pa ditur kush do t'i mbledhë!

Psalms 119:84

84 Sa janë ditët e shërbëtorit tënd? Kur do t'u vish hakut atyre që më ndjekin?

Psalms 144:4

4 Njeriu është si një frymë dhe ditët e tij janë si hija që kalon.

James 4:14

14 Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.