15 Ai e ka formuar zemrën e të gjithëve, që kupton tërë veprat e tyre.
Psalms 33:15 Cross References - Albanian
Job 10:8
8 Duart e tua më kanë bërë dhe më kanë dhënë trajtë por tani ti kërkon të më zhdukësh.
Job 11:11
11 Sepse ai i njeh njerëzit e rremë; e sheh padrejtësinë dhe e kqyr.
Job 34:21-22
Psalms 44:21
21 a nuk do ta kishte zbuluar Perëndia këtë gjë? Në fakt ai i njeh sekretet e zemrës.
Proverbs 22:2
2 I pasuri dhe i varfëri kanë këtë të përbashkët: të dy i ka bërë Zoti.
Proverbs 24:12
12 Po të thuash: "Ja, ne nuk e dinim", ai që peshon zemrat a nuk e shikon? Ai që ruan shpirtin tënd nuk e di vallë? Ai do t'i japë secilit simbas veprave të tij.
Proverbs 27:19
19 Ashtu si në ujë fytyra pasqyron fytyrën, kështu zemra e njeriut e tregon njeriun.
Ecclesiastes 7:29
29 Ja, vetëm këtë gjeta: Perëndia e ka bërë njeriun të drejtë, por njerëzit kanë kërkuar shumë marifete.
Isaiah 64:8
8 Megjithatë, o Zot, ti je ati ynë; ne jemi argjila dhe ti je ai që na formon; ne të gjithë jemi vepra e duarve të tua.
Jeremiah 32:19
19 Ti je i madh për këshilla dhe i fuqishëm për vepra dhe i ke sytë çelë mbi të gjitha rrugët e bijve të njerëzve, për t'i dhënë secilit sipas veprave të veta dhe sipas frytit të veprimeve të veta.
Hosea 7:2
2 Atyre nuk u shkon në mend që unë nuk e harroj gjithë ligësinë e tyre. Tani veprimet e tyre i rrethojnë nga çdo anë; ato qëndrojnë para fytyrës sime.
Acts 17:26
26 dhe ai ka bërë nga një gjak i vetëm të gjitha racat e njerëzve, që të banojnë në mbarë faqen e dheut, dhe caktoi kohërat me radhë dhe caqet e banimit të tyre,
1 Corinthians 4:5
5 Prandaj mos gjykoni asgjë para kohe derisa të vijë Zoti, që do të nxjerrë në dritë gjërat e fshehta të errësirës dhe do të shfaqë këshillat e zemrave; dhe atëherë secili do të ketë lavdërimin e vet nga Perëndia.