Matthew 24:43 Cross References - Albanian

43 Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t'i shpërthehej shtëpia.

Exodus 22:2-3

2 Në rast se vjedhësi, i kapur kur po bën një thyerje, rrihet dhe vdes, pronari nuk është fajtor për vrasjen e tij. 3 Në rast se dielli ishte ngritur kur ndodhi ngjarja, ai është fajtor për vrasje. Hajduti duhet ta lajë dëmin; dhe po të jetë se nuk ka me se ta lajë, shitet për vjedhjen e kryer prej tij.

Proverbs 7:19

19 sepse burri im nuk është në shtëpi, por ka shkuar në një udhëtim të gjatë;

Matthew 20:11

11 Duke e marrë, murmurisnin kundër zotit të shtëpisë,

Matthew 24:44

44 Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni''.

Luke 12:39

39 Por ta dini këtë: se po ta dinte i zoti i shtëpisë në cilën orë i vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të linte t'i shpërthenin shtëpinë.

1 Thessalonians 5:2-6

2 Sepse, kur thonë: "Paqe dhe siguri", atëherë një shkatërrim i papritur do të bjerë mbi ta, ashtu si dhembjet e lindjes të gruas shtatzënë dhe nuk do të shpëtojnë. 3 Por ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që ajo ditë t'ju zërë në befasi si një vjedhës. 4 Të gjithë ju jeni bij të dritës dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ. 5 Le të mos flemë, pra, si të tjerët, por të rrimë zgjuar dhe të jemi të esëll. 6 Sepse ata që flejnë, flejnë natën, dhe ata që dehen, dehen natën.

2 Peter 3:10-11

10 duke pritur dhe shpejtuar ardhjen e ditës së Perëndisë, për shkak të së cilës qiejt marrin flakë do të treten, dhe elementët të konsumuar nga nxehtësia do të shkrihen? 11 Por ne, sipas premtimit të tij, presim qiej të rinj dhe toka të re, në të cilët banon drejtësia.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.