Luke 23:9 Cross References - Albanian

9 Ai i drejtoi shumë pyetje, por Jezusi nuk u përgjigj fare.

Psalms 38:13-14

13 Por unë jam si një i shurdhër që nuk dëgjon dhe një memec që nuk e hap gojën. 14 Po, jam si një njeri që nuk dëgjon dhe që nuk mund të përgjigjet me gojën e tij.

Psalms 39:1-2

1 Unë thoja: "Do të kujdesem për sjelljen time që të mos kryej mëkate me gjuhën time; do t'i vë një fre gojës sime, sa kohë që i pabesi rri para meje". 2 Kam qëndruar i heshtur dhe i qetë, i jam përmbajtur pikërisht së mirës, dhe dhembja ime është ashpërsuar.

Psalms 39:9

9 Do të qëndroj në heshtje, nuk kam për të hapur gojën, sepse ti je ai që vepron.

Isaiah 53:7

7 I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.

Matthew 7:6

6 Mos u jepni qenve ç'është e shenjtë dhe mos i hidhni margaritarët tuaj para derrave, që të mos i shkelin me këmbë dhe të kthehen kundër jush dhe t'ju shqyejnë.

Matthew 27:14

14 Por ai nuk iu përgjigj në asnjë fjalë, kështu që guvernatori u çudit shumë.

Luke 13:32

32 Dhe ai u përgjigj atyre: ''Shkoni e i thoni asaj dhelpre: "Ja, sot dhe nesër po dëboj demonë dhe kryej shërime, dhe të tretën ditë po i jap fund punës sime".

Acts 8:32

32 Por pjesa e Shkrimit që ai po lexonte ishte kjo: ''Atë e çuan si delja në thertore; dhe ashtu si qengji është memec përpara qethtarit, kështu ai nuk e hapi gojën e vet.

1 Peter 2:23

23 Sepse ju ishit si dele endacake por tani ju u kthyet te bariu dhe ruajtësi i shpirtrave tuaj.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.