Luke 12:6 Cross References - Albanian

6 A nuk shiten vallë pesë harabela për dy pare? E megjithëatë as edhe një prej tyre nuk harrohet përpara Perëndisë.

Psalms 50:10-11

10 Të mia janë në fakt tërë kafshët e pyllit; imja është bagëtia që ndodhet me mijëra ndër male. 11 I njohim tërë zogjtë e maleve; dhe të gjitha ato që lëvizin në fushat janë të miat.

Psalms 113:5-6

5 Kush i përngjan Zotit, Perëndisë tonë, që banon në vende shumë të larta, 6 kush ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë?

Psalms 145:15-16

15 Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur. 16 Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qënieje të gjallë.

Psalms 147:9

9 Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin.

Matthew 10:29

29 A nuk shiten vallë dy harabela për një aspër? Dhe, megjithatë asnjë prej tyre nuk bie për tokë pa dashjen e Atit tuaj.

Luke 12:24

24 Vini re korbat! Ata nuk mbjellin e nuk korrin, nuk kanë as qilar as hambar, e megjithatë Perëndia i ushqen; mirë, pra, ju vleni shumë më tepër se zogjtë.

Luke 12:27

27 Vini re si rriten zambakët: ata nuk punojnë dhe nuk tjerrin; megjithëatë unë po ju them se as Salomoni, në gjithë lavdinë e vet, nuk qe i veshur si një nga ata.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.