Judges 1:9 Cross References - Albanian

9 Pastaj bijtë e Judës zbritën të luftojnë Kananejtë, që banonin në krahinën malore, në Negev dhe në ultësirë.

Joshua 10:36

36 Pastaj Jozueu dhe tërë Izraeli bashkë me të kaluan nga Egloni në Hebron dhe e sulmuan këtë.

Joshua 11:21

21 Po në këtë periudhë Jozueu u nis në marshim dhe shfarosi Anakitët e krahinës malore, ata të Hebronit, të Debirit, të Anabit, të të gjithë krahinës malore të Judës dhe të të gjithë krahinës malore të Izraelit; Jozueu vendosi shfarosjen e tyre të plotë bashkë me qytetet e tyre.

Joshua 15:13-20

13 Kalebit, birit të Jefunehut, Jozueu i dha një pjesë në mes të bijve të Judës, ashtu siç e kishte porositur Zoti; Kirjath-Arba, që është Hebroni (Arba ishte ati i Anakut). 14 Dhe Kalebi dëboi që andej tre djemtë e Anakut, Sheshain, Ahimanin dhe Talmain, pasardhës të Anakut; 15 Që këtej ai u ngrit kundër banorëve të Debirit (që më parë quhej Kirjath-Sefer). 16 Dhe Kalebi tha: "Atij që do të sulmojë Kirjath-Seferin dhe do ta shtjerë në dorë, unë do t'i jap për grua vajzën time Aksah". 17 Atëherë Othnieli, bir i Kenazit, vëllai i Kalebit, e shtiu në dorë, dhe Kalebi i dha për grua bijën e tij Aksah. 18 Kur ajo erdhi të banojë me të, i mbushi mendjen Othnielit t'i kërkonte atit të saj një fushë. Atëherë ajo zbriti nga gomari dhe Kalebi i tha: "Çfarë do?". 19 Ajo iu përgjigj: "Më bëj një dhuratë; mbasi më ke dhënë tokë në Negev, më jep edhe burime ujore". Kështu ai i dhuroi burimet e sipërme dhe burimet e poshtme. 20 Kjo qe trashëgimia e fisit të bijve të Judës, simbas familjeve të tyre;

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.