2 Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afër.
John 7:2 Cross References - Albanian
Exodus 23:16-17
Leviticus 23:34-43
34 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Dita e pesëmbëdhjetë e këtij muaji të shtatë do të jetë festa e kasolleve për shtatë ditë, për nder të Zotit.
35 Ditën e parë do të bëhet një mbledhje e shenjtë; nuk do të bëni gjatë kësaj dite asnjë punë të rëndë.
36 Shtatë ditë me radhë do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr. Ditën e tetë do të keni një mbledhje të shenjtë dhe do t'i ofroni Zotit një flijim të bërë me zjarr. Éshtë dita e kuvendit madhështor, nuk do të bëni gjatë kësaj dite asnjë punë të rëndë.
37 Këto janë festat e Zotit që ju do t'i shpallni si mbledhje të shenjta, për t'i ofruar Zotit një flijim të bërë me zjarr, një olokaust dhe një blatim ushqimi, një viktimë dhe libacione, çdo gjë në ditën e caktuar,
38 përveç të shtunave të Zotit, përveç dhuratave dhe kushteve tuaja sipas dëshirës që do t'i paraqisni Zotit.
39 Përveç kësaj ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë, kur të keni vjelur prodhimet e tokës, do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë; dita e parë do të jetë një ditë pushimi dhe dita e tetë do të jetë gjithashtu një ditë pushimi.
40 Ditën e parë do të mblidhni frutat e drurëve madhështorë: degë palme, degë me gjethe të dendura dhe shelgje përrenjsh, dhe do të gëzoheni përpara Zotit, Perëndisë tuaj, shtatë ditë me radhë.
41 Do ta kremtoni këtë festë për nder të Zotit shtatë ditë për çdo vit. Éshtë një ligj i përjetshëm për të gjithë brezat tuaj. Do ta kremtoni muajin e shtatë.
42 Do të banoni në kasolle shtatë ditë me radhë; të gjithë ata që kanë lindur në Izrael do të banojnë në kasolle,
43 me qëllim që pasardhësit tuaj të dinë që unë i kam detyruar bijtë e Izraelit të banojnë në kasolle, kur i nxora nga vendi i Egjiptit. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
Numbers 29:12-38
12 Ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të shtatë do të keni një mbledhje të shenjtë; nuk do të bëni asnjë punë të rëndë dhe do të kremtoni një festë për Zotin shtatë ditë me radhë.
13 Do të ofroni si olokaust, me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, që nuk duhet të kenë të meta;
14 me blatimin e tyre ushqimor prej maje mielli të përzier me vaj: tre të dhjeta për secilin nga trembëdhjetë demat e vegjël, dy të dhjeta për secilin nga dy deshtë,
15 një të dhjetë për secilin nga katërmbëdhjetë qengjat,
16 dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij dhe libacionit.
17 Ditën e dytë do të ofroni dymbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë pa të meta,
18 me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
19 dhe një kec si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacioneve të tyre.
20 Ditën e tretë do të ofroni njëmbëdhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,
21 bashkë me blatimet e tyre ushqimore dhe libacionet për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
22 dhe një cjap si flijim për mëkatin, përveç olokausti të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.
23 Ditën e katërt do të ofroni dhjetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,
24 bashkë me blatimin e tyre të ushqimit dhe të libacioneve për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre simbas normave të caktuara,
25 dhe një kec, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.
26 Ditën e pestë do të ofroni nëntë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,
27 me blatimin e tyre ushqimor dhe libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
28 dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të ushqimit dhe të libacionit të tij.
29 Ditën e gjashtë do të ofroni tetë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja pa të meta,
30 me blatimet e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
31 dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij ushqimor dhe libacionit të tij.
32 Ditën e shtatë do të ofroni shtatë dema të vegjël, dy desh dhe katërmbëdhjetë qengja motakë, pa të meta,
33 bashkë me blatimin e ushqimit dhe të libacioneve të tyre për demat e vegjël, për deshtë dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
34 dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit të tij të ushqimit dhe libacionit të tij.
35 Ditën e tetë do të keni një asamble solemne; nuk do të kryeni atë ditë asnjë punë të rëndë,
36 dhe do të ofroni si olokaust, si flijim të përjetshëm të bërë me zjarr me erë të këndshme për Zotin, një dem të vogël, një dash dhe shtatë qengja motakë, pa të meta,
37 me blatimin e tyre të ushqimit dhe me libacionet e tyre për demin e vogël, për dashin dhe për qengjat, në bazë të numrit të tyre, simbas normave të caktuara,
38 dhe një cjap, si flijim për mëkatin, përveç olokaustit të përjetshëm, blatimit ushqimor të tij dhe libacionit të tij.
Deuteronomy 16:13-16
13 Do të kremtosh festën e Kasolleve shtatë ditë me radhë, mbasi të kesh mbledhur prodhimin e lëmit dhe të fushës sate;
14 dhe do të gëzohesh në festën tënde, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, dhe Leviti, i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen brenda portave të tua.
15 Do të kremtosh një festë për shtatë ditë me radhë për nder të Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që Zoti ka zgjedhur, sepse Zoti, Perëndia yt, do të bekojë të gjitha të korrat e tua dhe tërë punën e duarve të tua, dhe ti do të jesh shumë i kënaqur.
16 Tri herë në vit çdo mashkull i yt do t'i paraqitet Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur, në festën e bukëve në festën të ndorme, në festën të Javëve dhe të Kasolleve; asnjeri prej tyre nuk do të paraqitet para Zotit duarbosh.
1 Kings 8:2
2 Tërë burrat e Izraelit u mblodhën rreth e qark mbretit Salomon për festën në muajin e Ethanimit, që është muaji i shtatë.
1 Kings 8:65
65 Në atë kohë Salomoni kremtoi një festë përpara Zotit, Perëndisë tonë, dhe tërë Izraeli qe bashkë me të. Me të u bashkua një kuvend i madh njerëzish, të ardhur nga rrethet e Hamathit deri në përruan e Egjiptit, për shtatë ditë dhe për shtatë ditë të tjera, gjithsej për katërmbëdhjetë ditë.
2 Chronicles 7:9-10
9 Ditën e tetë bënë një mbledhje solemne, sepse kishin kremtuar kushtimin e altarit shtatë ditë dhe festën shtatë ditë të tjera.
10 Ditën e njëzetetretë të muajit të shtatë ai e ktheu në çadrat e tij popullin tërë qejf dhe të gëzuar për të mirën që Zoti i kishte bërë Davidit, Salomonit dhe Izraelit, popullit të tij.
Ezra 3:4
4 Kremtuan gjithashtu festën e Kasolleve, ashtu siç është shkruar, dhe ofruan çdo ditë olokauste, në bazë të numrit që kërkohej për çdo ditë.
Nehemiah 8:14-18
14 Gjetën të shkruar në ligj që Zoti kishte urdhëruar me anë të Moisiut që bijtë e Izraelit duhet të banonin në kasolle gjatë festës së muajit të shtatë,
15 dhe në të gjitha qytetet e tyre dhe në Jeruzalem duhet të përhapnin dhe të shpallnin një njoftim në të cilin të thuhej: "Shkoni në mal dhe sillni andej degë ulliri, degë ullastre, degë mërsine, degë palme dhe degë me gjethe të dendura, për të bërë kasolle, siç është shkruar".
16 Atëherë populli shkoi jashtë dhe solli degët, dhe i ndërtoi kasollet, kush mbi çatinë e shtëpisë së tij, kush në oborrin e tij, të tjerë në oborret e shtëpisë së Perëndisë, në sheshin e portës të Ujërave dhe në sheshin e portës së Efraimit.
17 Kështu tërë asambleja e atyre që ishin kthyer nga robëria ndërtoi kasolle dhe banoi në to. Nga koha e Jozueut, birit të Nunit, e deri në atë ditë, bijtë e Izraelit nuk kishin bërë asgjë të tillë. Dhe qe një gëzim shumë i madh.
18 Ezdra lexoi librin e ligjit të Perëndisë çdo ditë, nga dita e parë deri në ditën e fundit. E kremtuan festën shtatë ditë; ditën e tetë pati një asamble solemne, siç e kërkon ligji.
Zechariah 14:16-19
16 Dhe do të ndodhë që secili nga të mbijetuarit nga të gjitha kombet që kanë dalë kundër Jeruzalemit do të dalë vit për vit për të adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, dhe për të kremtuar festën e Kasolleve.
17 Dhe do të ndodhë që, në qoftë se ndonjë familje e dheut nuk do të shkojë në Jeruzalem për të adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, kurrfarë shiu nuk do të bjerë mbi to.
18 Në qoftë se familja e Egjiptit nuk do të dalë dhe nuk do të vijë, as mbi të nuk do të bjerë shi, por do të bjerë e njëjta plagë me të cilën Zoti do të godasë kombet që nuk do të dalin të kremtojnë festën e Kasolleve.
19 Ky do të jetë ndëshkimi i Egjiptit, dhe ndëshkimi i të gjitha kombeve që nuk do të dalin të kremtojnë festën e Kasolleve.