Job 29:5 Cross References - Albanian

5 kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtë e mi më rrinin përqark;

Deuteronomy 33:27-29

27 Perëndia i kohëve të lashta është streha jote dhe poshtë teje ndodhen krahët e tij të përjetshëm. Ai do ta dëbojë armikun para teje dhe do të thotë: "Shkatërroje!". 28 Atëherë Izraeli do ta ndiejë veten të sigurtë, në një vend gruri dhe mushti; dhe qielli i tij di të japë vesë. 29 Ti je i lumtur, o Izrarel! Kush është barabar me ty, o popull i shpëtuar nga Zoti? Ai është mburoja që të ndihmon dhe shpata e lavdisë sate. Armiqtë e tu do të të nënshtrohen dhe ti do të shkelësh vendet e tyre të larta".

Joshua 1:9

9 A nuk të urdhërova unë? Ji i fortë dhe trim; mos ki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh".

Judges 6:12-13

12 Engjëlli i Zotit iu shfaq dhe i tha: "Zoti është me ty, o luftëtar trim!". 13 Gedeoni iu përgjegj: "Imzot, në rast se Zoti është me ne, atëherë pse na ndodhën tërë këto? Ku janë mrekullitë që na kanë treguar etërit tanë duke thënë: "A nuk na nxori Zoti nga Egjipti?". Por tani Zoti na ka braktisur dhe na ka lënë në duart e Madianit".

Job 1:2-5

2 I kishin lindur shtatë bij dhe tri bija. 3 Veç kësaj zotëronte shtatë mijë dele, tre mijë deve, pesëqind pendë qe, pesëqind gomarë dhe një numër shumë të madh shërbëtorësh. Kështu ky njeri ishte më i madhi ndër të gjithë njerëzit e Lindjes. 4 Bijtë e tij kishin zakon të shkonin për banket në shtëpinë e secilit ditën e cakuar; dhe dërgonin të thërrisnin tri motrat e tyre, që të vinin të hanin dhe të pinin bashkë me ta. 5 Kur mbaronte seria e ditëve të banketit, Jobi i thërriste për t'i pastruar; ngrihej herët në mëngjes dhe ofronte olokauste sipas numrit të gjithë atyre, sepse Jobi mendonte: "Ndofta bijtë e mi kanë mëkatuar dhe e kanë blasfemuar Perëndinë në zemrën e tyre". Kështu bënte Jobi çdo herë.

Job 23:3

3 Ah, sikur të dija ku ta gjeja, që të mund të arrija deri në fronin e tij!

Job 23:8-10

8 Ja, po shkoj në lindje, por aty nuk është; në perëndim, por nuk e shoh; 9 vepron në veri, por nuk e shoh; kthehet nga jugu, por nuk arrij ta shikoj. 10 Por ai e njeh rrugën që unë kam marrë; sikur të më provonte, do të dilja si ari.

Job 42:13-16

13 Pati gjithashtu shtatë bij dhe tri bija; 14 e quajti të parën Jemimah, të dytën Ketsiah dhe të tretën Keren-Hapuk. 15 Në tërë vendin nuk kishte gra aq të bukura sa bijat e Jobit; dhe i ati u la atyre një trashëgimi midis vëllezërve të tyre. 16 Mbas kësaj Jobi jetoi njëqind e dyzet vjet dhe i pa bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij për katër breza.

Psalms 30:7

7 O Zot, për hirin tënd e kishe fortësuar malin tim, ti e fshehe fytyrën tënde, dhe unë mbeta i trembur.

Psalms 43:2

2 Mbasi ti je Perëndia që më jep forcë, pse më ke kthyer? Pse shkoj i veshur me rroba zie për shkak të shtypjes nga ana e armikut?

Psalms 44:8-9

8 Ne do të lëvdojmë çdo ditë Perëndinë dhe do të kremtojmë emrin tënd përjetë. (Sela) 9 Por ti na dëbove dhe na mbulove me turp, dhe nuk del më me ushtritë tona.

Psalms 127:3-5

3 Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim. 4 Si shigjeta në duart e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë. 5 Lum ai njeri që ka kukurën e tij plot! Ata nuk do të ngatërrohen kur të diskutojnë me armiqtë e tyre te porta.

Psalms 128:3

3 Gruaja jote do të jetë si një hardhi prodhimtare në intimitetin e shtëpisë sate, bijtë e tu si drurë ulliri rreth tryezës sate!

Proverbs 17:6

6 Bijtë e bijve janë kurora e pleqve, dhe lavdia e bijve janë etërit e tyre.

Song of Songs 2:4

4 Më çoi në shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij mbi mua është dashuria.

Song of Songs 3:1-2

1 Mbi shtratin tim gjatë natës kërkova atë që dashuron zemra ime, e kërkova, por nuk e gjeta. 2 Tani do të ngrihem dhe do të shkoj rrotull nëpër qytet, nëpër rrugët dhe nëpër sheshet do të kërkoj atë që do zemra ime. E kërkova, por nuk e gjeta.

Jeremiah 14:8

8 O shpresë e Izraelit, shpëtimtari i tij në kohë fatkeqësie, pse të jesh në vend si një i huaj, si një udhëtar që ndalet vetëm për të kaluar natën?

Matthew 9:15

15 Dhe Jezusi u tha atyre: ''A mund të mbajnë zi dasmorët, ndërsa dhëndërri është midis tyre? Por do të vijë koha kur do t'ua marrin dhëndërrin dhe atëherë ata do të agjërojnë.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.