Hebrews 12:6 Cross References - Albanian

6 Por, po të mbeteni të pandrequr, ku të gjithë u bënë pjestarë, atëherë jeni kopila dhe jo bij.

Deuteronomy 8:5

5 Prano, pra, në zemrën tënde se, ashtu si njeriu korigjon birin e vet, ashtu Zoti Perëndia, yt, të korigjon ty.

2 Samuel 7:14

14 Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua; kur do të bëjë ndonjë të keqe, unë do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve,

Psalms 32:1-5

1 Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbuluar mëkatin! 2 Lum ai njeri të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi. 3 Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën. 4 Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës. (Sela) 5 Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: "Do t'ia rrëfej shkeljet e mia Zotit", dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim. (Sela)

Psalms 73:14-15

14 Sepse jam goditur tërë ditën dhe jam ndëshkuar çdo mëngjes. 15 Sikur të kisha thënë: "Do të flas edhe unë kështu", ja, do të kisha mohuar brezin e bijve të tu.

Psalms 89:30-34

30 Në rast se bijtë e tij braktisin ligjin tim dhe nuk ecin, sipas urdhërimeve të mia, 31 në rast se shkelin statutet e mia dhe nuk respektojnë urdhërimet e mia, 32 unë do ta dënoj shkeljen e tyre me shufër dhe paudhësinë e tyre me të rrahura, 33 por nuk do ta heq mirësinë time prej tij dhe nuk do të lë që besnikëria ime të jetë e mangët. 34 Nuk do të shkel besëlidhjen time dhe nuk do t'i ndryshoj fjalët që kanë dalë nga goja ime.

Psalms 94:12

12 Lum ai njeri që ti ndreq, o Zot, dhe që ti mëson sipas ligjit tënd,

Psalms 119:71

71 Ka qenë një e mirë për mua të jem pikëlluar, që kështu të mësoja statutet e tua.

Psalms 119:75

75 Unë e di, o Zot, që dekretet e tua janë të drejta, dhe që ti më ke hidhëruar në besnikërinë tënde.

Proverbs 3:12

12 sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen.

Proverbs 13:24

24 Kush e kursen shufrën urren birin e vet, por ai që e do e korrigjon me kohë.

Isaiah 27:9

9 Në këtë mënyrë do të shpagohet padrejtësia e Jakobit, dhe ky do të jetë gjithë fryti i heqjes së mëkatit të tij, kur do t'i kthejë tërë gurët e altarit si gurë gëlqereje të thërmuar; kështu Asherimët dhe altarët e temjanit nuk do të ngrihen më.

Jeremiah 10:24

24 Më korrigjo, o Zot, por me drejtësi, jo në zemërimin tënd për të mos më reduktuar në asgjë.

Hebrews 12:7-8

7 Pastaj etërit tanë sipas mishit i patëm për të na ndrequr dhe i nderonim ata; a nuk do t'i nënshtrohemi edhe më tepër Atit të shpirtrave, për të jetuar? 8 Sepse ata na ndreqën për pak ditë, ashtu siç u dukej më mirë, kurse ai na ndreq për të mirën tonë që të bëhemi pjestarë të shenjtërisë së tij.

James 1:12

12 Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet.

James 5:11

11 A vuan ndonjë nga ju? Le të lutet. A është i gëzuar ndokush? Le të këndojë psalme!

Revelation 3:19

19 Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.