Genesis 24:33 Cross References - Albanian

33 Pastaj i vunë përpara për të ngrënë, por ai tha: "Nuk do të ha deri sa të plotësoj porosinë që më kanë dhënë". Tjetri tha: "Fol".

Job 23:12

12 nuk jam larguar nga urdhërimet e buzëve të tij, përfitova shumë nga fjalët që kanë dalë prej gojës së tij më tepër se nga racioni tim i ushqimit.

Psalms 132:3-5

3 "Nuk do të hyj në çadrën e shtëpisë sime, nuk do të hipi mbi shtratin tim; 4 nuk do t'i jap gjumë syve të mi as pushim qepallave të mia, 5 deri sa të kem gjetur një vend për Zotin, një banesë për të Fuqishmin e Jakobit".

Proverbs 22:29

29 A ke parë një njeri të papërtueshëm në punën e tij? Ai do të paraqitet në prani të mbretit dhe nuk do të qëndrojë para njerëzve të humbur.

Ecclesiastes 9:10

10 Tërë ato që dora jote gjen për të bërë, bëji me gjithë forcën tënde, sepse në Sheol ku po shkon nuk ka më as punë, as mendim, as njohuri dhe as dituri.

John 4:14

14 por kush pi nga uji që do t'i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t'i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme''.

John 4:31-34

31 Ndërkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thënë: ''Mësues, ha''. 32 Por ai u tha atyre: ''Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s'e njihni''. 33 Prandaj dishepujt i thonin njëri-tjetrit: ''Mos i solli vallë dikush për të ngrënë?''. 34 Jezusi u tha atyre: ''Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.

Ephesians 6:5-8

5 duke mos shërbyer për sy e faqe, si ata që duan t'u pëlqejnë njerëzve, por si shërbëtorë të Krishtit, duke bërë vullnetin e Perëndisë me zemër, 6 duke shërbyer me dashuri si për Krishtin dhe jo si për njerëzit, 7 duke ditur se gjithsecili, qoftë skllav apo i lirë, po të bëjë të mirën, do të marrë shpërblimin nga Zoti. 8 Dhe ju, zotërinj, bëni po kështu ndaj tyre, duke i lënë kërcënimet, duke ditur që i tyre dhe juaji Zot është në qiell dhe se tek ai nuk ka asnjë anësi.

1 Timothy 6:2

2 Në qoftë se dikush mëson një doktrinë tjetër dhe nuk ndjek fjalët e shëndosha të Zotit tonë Jezu Krisht dhe doktrinën sipas perëndishmërisë,

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.