1 Samuel 24:13 Cross References - Albanian

13 Ashtu si thotë proverbi i lashtë: "Ligësia vjen nga të liqtë". Por unë nuk do ta shtrij dorën time kundër teje.

Matthew 7:16-18

16 Ju do t'i njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat? 17 Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira; por druri i keq prodhon fryte të këqija. 18 Një dru i mirë nuk mund të japë fryte të këqija, as një dru i keq të japë fryte të mira.

Matthew 7:20

20 Ju, pra, do t'i njihni profetët nga frytet e tyre.

Matthew 12:33-34

33 ''Ose bëjeni të mirë pemën dhe fryti i saj do të jetë i mirë, ose bëjeni të keqe pemën dhe fryti i saj do të jetë i keq; sepse pema njihet nga fryti. 34 O pjellë nepërkash! Si mund të flisni mirë, kur jeni të këqij? Sepse ç'ka zemra qet goja.

Matthew 15:19

19 Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorës; kurvëria, vjedhjet, dëshmitë e rreme, blasfemitë.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.