1 Samuel 10:11 Cross References - Albanian

11 Atëherë tërë ata që e kishin njohur më parë, duke parë që profetizonte bashkë me profetët, i thonin njerë tjetrit: "Çfarë i ka ndodhur birit të Kishit? Éshtë edhe Sauli midis profetëve?".

1 Samuel 19:24

24 Edhe ai i hodhi rrobat e tij dhe bëri profeci përpara Samuelit, dhe qendroi i shtrirë lakuriq për tokë tërë atë ditë dhe tërë atë natë. Prandaj thuhet: "Edhe Sauli figuron midis profetëve?".

Matthew 13:54-55

54 Dhe, pasi erdhi në vendlindjen e tij, i mësonte ata në sinagogën e tyre, kështu që ata, habiteshin dhe thonin: ''Nga i erdhën këtij kjo dituri dhe këto vepra të pushtetshme? 55 A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?

John 7:15

15 Dhe Judenjtë mrrekulloheshin duke thënë: ''Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?''.

John 9:8-9

8 Atëherë fqinjtë dhe ata që më parë e kishin parë të verbër, thanë: ''A s'është ky ai që rrinte ulur dhe lypte?''. 9 Disa thoshnin: ''Ai është''. Të tjerë: ''I përngjan atij''. Dhe ai thoshte: ''Unë jam''.

Acts 2:7-8

7 Dhe të gjithë habiteshin dhe mrekulloheshin dhe i thoshnin njëri-tjetrit: ''Ja, a nuk janë të gjithë Galileas këta që flasin? 8 Si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vet amtare?

Acts 3:10

10 dhe e njohën se ishte ai që rrinte ulur para derës së Bukur të tempullit për të kërkuar lëmoshë; dhe u mbushën me habi dhe çudi për atë që i kishte ndodhur atij.

Acts 4:13

13 Ata, kur e panë çiltërsinë e Pjetrit dhe të Gjonit dhe duke kuptuar se ishin njerëz të pamësuar dhe pa arsim, u mrrekulluan dhe i njihnin se kishin qenë me Jezusin.

Acts 9:21

21 Dhe të gjithë ata që e dëgjonin çuditeshin dhe thoshnin: ''Po a nuk është ky ai që në Jeruzalem përndiqte të gjithë ata që e thërrisnin këtë emër, dhe ka ardhur këtu me synim që t'i çojë si robër te krerët e priftërinjve?''.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.