1 Chronicles 2:3 Cross References - Albanian

3 Bijtë e Judës ishin Eri, Onani dhe Shelahu; këta të tre i lindi e bija e Shuas, Kananeasja. Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit, i cili e bëri të vdesë.

Genesis 38:2-10

2 Kur Juda pa vajzën e një burri Kananean të quajtur Shua e mori për grua dhe u bashkua me të. 3 Dhe ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ajo e quajti Er. 4 Pastaj ajo u ngjiz dhe lindi një bir, që ai e quajti Onan. 5 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një bir, të cilit i vuri emrin Shelah. Juda ishte në Kecib kur ajo lindi. 6 Pastaj Juda i dha Erit të parëlindurit të tij, një grua të quajtur Tamara. 7 Por Eri, i parëlinduri i Judës, ishte i keq në sytë e Zotit dhe Zoti e bëri të vdesë. 8 Atëherë Juda i tha Onanit: "Shko te gruaja e vëllait tënd, martohu me të dhe krijoi trashëgimtarë vëllait tënd". 9 Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij. 10 Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë.

Genesis 46:12

12 Bijtë e Judës: Eri, Onani, Shelahu, Peretsi dhe Zerahu; (por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit). Bijtë e Peretsit qenë: Hetsroni dhe Hamuli.

Numbers 26:19

19 Bijtë e Judës ishin: Eri dhe Onani; por Eri dhe Onani vdiqën në vendin e Kanaanit.

1 Chronicles 9:5

5 Nga Shilonitët: Asajahu, djali i parë dhe bijtë e tij.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.