1 Chronicles 15:18 Cross References - Albanian

18 Me ta ishin vëllezërit e tyre të klasës së dytë: Zakaria, Beni, Jaazieli, Semiramothi, Jehieli, Uni, Eliabi, Benajahu, Maasejahu, Matithiahu, Elifalehu, Miknejahu, Obed-Edomi dhe Jeeli, që ishin derëtarë.

1 Chronicles 13:14

14 Arka e Perëndisë mbeti tre muaj pranë familjes së Obed-Edomit në shtëpinë e saj; dhe Zoti bekoi shtëpinë e Obed-Edomit dhe gjithshka që ishte pronë e tij.

1 Chronicles 16:5-6

5 Asafi, i pari, Zakaria i dyti mbas tij, pastaj Jeieli, Shemiramothi, Jehieli, Matithiahu, Eliabi, Benajahu, Obed-Edomi dhe Jejeli. Ata u binin harpave dhe qesteve, ndërsa Asafi u binte cembaleve. 6 Priftërinjtë Benajah dhe Jahaziel përkundrazi i binin trombës vazhdimisht përpara arkës së besëlidhjes së Perëndisë.

1 Chronicles 16:38

38 la edhe Obed-Edomin dhe të gjashtëdhjetë e tetë vëllezërit e tij (Obed-Edomi, bir i Jeduthunit dhe Hosahu si derëtarë),

1 Chronicles 25:2-6

2 nga bijtë e Asafit: Zakuri, Josefi, Nethaniahu, Asarelahu, bijtë e Asafit ishin nën drejtimin e Asafit, që i këndonte himnet me frymëzim në bazë të urdhrave të mbretit. 3 Nga Jeduthuni, bijtë e Jeduthunit: Gedaliahu, Tseri, Jeshajahu, Shimei, Hashabiahu dhe Matihiahu, gjashtë, nën drejtimin e atit të tyre Jezuduthun, që këndonte himne me frymëzim për të kremtuar dhe lëvduar Zotin. 4 Nga Hemani, bijtë e Hemanit: Bukiahu, Mataniahu, Uzieli, Shebueli, Jerimothi, Hananiahu, Hanani, Eliathahu, Gidalti, Romamt-Ezeri, Joshbekashahu, Malothi, Hothiri dhe Mahaziothi. 5 Tërë këta ishin bijtë e Hemanit, shikuesit të mbretit sipas fjalës së Perëndisë për të ngritur në qiell fuqinë e tij. Në fakt Perëndia i kishte dhënë Hemanit katërmbëdhjetë bij dhe tri bija. 6 Tërë këta ishin nën drejtimin e atit të tyre për të kënduar në shtëpinë e Zotit me cembale, dhe me harpa dhe me qeste, për shërbimin në shtëpinë e Perëndisë. Asafi, Jeduthuni dhe Hemani ishin nën urdhrat e mbretit.

1 Chronicles 25:9-31

9 I pari i caktuar me short për Asafin ishte Josefi; i dyti Gedaliahu, me vëllezërit dhe bijtë e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 10 i treti ishte Zakuri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 11 i katërti ishte Jitsri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 12 i pesti ishte Nethaniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 13 i gjashti ishte Bukiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 14 i shtati ishte Jesharelahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 15 i teti ishte Jeshajahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 16 i nënti ishte Mataniahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 17 i dhjeti ishte Shimei, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 18 i njëmbëdhjeti ishte Azareli, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 19 i dymbëdhjeti ishte Hashabiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 20 i trembëdhjeti ishte Shubaeli, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 21 i katërmbëdhjeti ishte Matithiahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 22 i pesëmbëdhjeti ishte Jerimothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 23 i gjashtëmbëdhjeti ishte Hanainahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 24 i shtatëmbëdhjeti ishte Joshbekashahu, me bijtë dhe me vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 25 i tetëmbëdhjeti ishte Hanani, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 26 i nëntëmbëdhjeti ishte Malothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 27 i njëzeti ishte Eliathahu, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 28 i njëzetenjëti ishte Hothiri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 29 i njëzetedyti ishte Gidalti, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 30 i njëzetetreti ishte Mahaziothi, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta; 31 i njëzetekatërti ishte Romamti-Ezeri, me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej dymbëdhjetë veta.

1 Chronicles 26:4

4 Bijtë e Obed-Edomit ishin Shemajahu, djali i parë, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Sakari i katërti, Nethaneli i pesti,

1 Chronicles 26:8

8 Tërë këta ishin bij të Obed-Edomit; ata, bijtë e tyre dhe vëllezërit e tyre, ishin njerëz të zotë, të fuqishëm dhe të aftë të kryenin shërbimin: gjashtëdhjetë pasardhës të Obed-Edomit.

1 Chronicles 26:15

15 Porta jugore i ra Obed-Edomit dhe magazinat bijve të tij,

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.