Bible verses about "women" | Albanian

Genesis 2:18

18 Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis".

Proverbs 11:16

16 Gruaja e bukur fiton lavdinë dhe njerëzit e dhunshëm grumbullojnë pasuri.

Proverbs 21:9

9 Éshtë më mirë të banosh mbi qoshen e një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

Proverbs 31:26

26 Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

Proverbs 31:30-31

30 Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet. 31 I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.

Proverbs 31:10-31

10 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve. 11 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime. 12 Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj. 13 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta. 14 Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg. 15 Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj. 16 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht. 17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj. 18 E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet. 19 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin. 20 I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit. 21 Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë. 22 Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta. 23 Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit. 24 Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët. 25 Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë. 26 Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë. 27 Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë. 28 Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë: 29 "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato". 30 Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet. 31 I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.

1 Timothy 2:11-12

11 Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje. 12 Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva.

Galatians 3:26-29

26 Sepse të gjithë ju që jeni pagëzuar në Krishtin, Krishtin keni veshur. 27 Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin. 28 Dhe, në qoftë se jeni të Krishtit, jeni pra pasardhja e Abrahamit dhe trashëgimtarë sipas premtimit. 29 Edhe them se për sa kohë trashëgimtari është i mitur, nuk dallohet fare nga skllavi, megjithëse është zot i të gjithave,

Proverbs 14:1

1 Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

Titus 2:3-5

3 që t'i mësojnë të rejat të duan burrat e tyre, të duan bijtë e tyre, 4 të jenë fjalëpakë, të dlira, t'i kushtohen punëve të shtëpisë, të mira, të bindura ndaj burrave të tyre, që fjala e Perëndisë të mos blasfemohet. 5 Nxiti gjithashtu të rinjtë që të jenë të matur,

1 Timothy 2:11-15

11 Nuk e lejoj gruan që të mësojë, as të përdori pushtet mbi burrin, por të rrijë në heshtje. 12 Në fakt së pari u formua Adami dhe më pas Eva. 13 Dhe nuk u gënjye Adami, por gruaja u gënjye dhe ra në shkelje. 14 Megjithatë ajo do të shpëtohet duke lindur fëmijë, në qoftë se do të qëndrojnë në besim, në dashuri dhe në shenjtërim me modesti. 15 Kjo fjalë është e sigurt: Në qoftë se dikush dëshiron të bëhet peshkop, dëshiron një punë të mirë."

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.