Bible verses about "wife" | Albanian

Matthew 5:32

32 Por unë po ju them: Kushdo që e përzë gruan e tij, me përjashtim të rastit të kurvërisë, e bën atë të shkelë kurorën; dhe kushdo që martohet me një grua të ndarë, shkel kurorën.

1 Thessalonians 4:3

3 që secili prej jush të dijë ta mbajë enën e vet në shenjtëri dhe me nder,

Genesis 2:18-19

18 Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t'i bëj një ndihmë që i leverdis". 19 Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t'i quante; dhe sido që njeriu t'i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.

Proverbs 12:4

4 Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.

Proverbs 25:24

24 Éshtë më mirë të banosh në cep të një çatie se sa në një shtëpi bashkë me një grua grindavece.

Proverbs 31:10

10 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

Matthew 19:7-9

7 Ata i thanë: ''Atëherë përse Moisiu urdhëroi të jepet letërndarja dhe të lëshohet?''. 8 Ai u tha atyre: ''Moisiu ju lejoi t'i ndani gratë tuaja për shkak të ngurtësisë së zemrave tuaja, por në fillim nuk ka qenë kështu. 9 Por unë ju them se kushdo që e lëshon gruan e vet, përveç rastit të kurvërisë, dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën; edhe ai që martohet me gruan e ndarë, shkel kurorën''.

Ephesians 5:31

31 Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën.

Ephesians 5:33

33 Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.

Proverbs 19:14

14 Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mënçur vjen nga Zoti.

Hebrews 13:4

4 Kështu mund të themi, me plot besim: ''Perëndia është ndihmuesi im dhe unë nuk do të kem frikë; ç'do të më bëjë njeriu?''.

Proverbs 14:1

1 Gruaja e urtë ndërton shtëpinë e saj, por budallaqja e shkatërron me duart e veta.

Ephesians 5:22

22 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.

Proverbs 31:10-31

10 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve. 11 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime. 12 Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj. 13 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta. 14 Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg. 15 Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj. 16 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht. 17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj. 18 E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet. 19 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin. 20 I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit. 21 Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë. 22 Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta. 23 Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit. 24 Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët. 25 Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë. 26 Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë. 27 Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë. 28 Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë: 29 "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato". 30 Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet. 31 I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.

Genesis 2:24

24 Për këtë arsye njeriu do të braktisë babanë dhe nënën e tij dhe do të bashkohet me gruan e tij, dhe do të jenë një mish i vetëm.

Ephesians 5:25

25 që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,

1 Peter 3:7

7 pa e kthyer të keqen me të keqe ose fyerjen me fyerje, po, përkundrazi, bekoni, duke e ditur se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekimin.

Proverbs 18:22

22 Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.