Bible verses about "today" | Albanian

Hebrews 13:8

8 Ne kemi një altar prej të cilit nuk kanë të drejtë të hanë ata që i shërbejnë tabernakullit.

Hebrews 3:13

13 Sepse ne jemi bërë pjestarë të Krishtit, në qoftë se do ta ruajmë të palëkundur deri në fund fillimin e besimit,

Matthew 6:9-13

9 Ju, pra, lutuni kështu: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt. 10 Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell. 11 Bukën tonë të përditshme na e jep sot. 12 Dhe na i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë. 13 Dhe mos lejo të biem në tundim, por na çliro nga i ligu, sepse jotja është mbretëria dhe fuqia dhe lavdia përjetë. Amen".

Hebrews 3:7

7 mos i ngurtësoni zemrat tuaja si në provokim, në ditën e tundimit në shkretëtirë,

Matthew 6:34

34 Mos u brengosni, pra, për të nesërmen, sepse e nesërmja do të kujdeset vetë për vete. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vet''.

James 4:13-15

13 Në vend që të thoni: ''Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë''. 14 Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe. 15 Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat.

Psalms 118:24

24 Kjo është dita që Zoti ka bërë; le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të.

Mark 11:24

24 Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t'i merrni dhe ju do t'i merrni.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.