Bible verses about "songs" | Albanian

Ephesians 5:19

19 duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht;

Proverbs 31:6-7

6 Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar. 7 Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.

Psalms 16:11

11 Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.

Psalms 150:1-6

1 Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij. 2 Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij. 3 Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste. 4 Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë. 5 Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese. 6 Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.

Psalms 28:7

7 Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time.

Psalms 40:3

3 Ai vuri në gojën time një kantik të ri për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t'i besojnë Zotit.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.