Bible verses about "shepherd" | Albanian

Proverbs 27:23

23 Përpiqu të njohësh mirë gjendjen e deleve të tua dhe ki kujdes për kopetë e tua,

Matthew 9:36

36 Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.

Matthew 25:31-46

31 ''Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet. 32 Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë. 33 Dhe delet do t'i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën. 34 Atëherë Mbreti do t'u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: "Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës. 35 Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët, 36 isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë". 37 Atëherë të drejtët do t'i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë? 38 Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm? 39 Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?". 40 Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t'u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua. 41 Pastaj ai do t'u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: "Largohuni nga unë, të mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij. 42 Sepse pata uri dhe nuk më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe nuk më dhatë për të pirë, 43 isha i huaj dhe nuk më pritët, i zhveshur dhe nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg dhe nuk erdhët të më shihni". 44 Atëherë edhe ata do t'i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur ose të etur, ose të huaj, ose të zhveshur, ose të lëngatë ose në burg dhe nuk të shërbyem?". 45 Atëherë ai do t'u përgjigjet atyre duke thënë: "Në të vërtetë ju them: sa herë nuk ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre më të vegjëlve, këtë nuk ma bëtë as edhe mua". 46 Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e përjetshme''.

Hebrews 13:20

20 Dhe ju lutem, o vëllezër, ta mbani këtë fjalë këshillimi, sepse ju shkrova shkurt.

Revelation 7:17

17 Edhe kur ai hapi vulën e shtatë, në qiell u bë heshtje për rreth gjysmë orë.

Ezekiel 34:1-24

1 Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë: 2 "Bir njeriu, profetizo kundër barinjve të Izraelit; profetizo dhe u thuaj atyre barijve: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë barinjtë e Izraelit që kullotin veten e tyre! A nuk duhet përkundrazi të kullosin kopenë? 3 Ju hani yndyrën, visheni me leshin, vritni delet e majme, por nuk e kullotni kopenë. 4 Nuk i keni forcuar delet e dobëta, nuk jeni kujdesur për të sëmurën, nuk keni fashuar atë të plagosurën, nuk e keni rikthyer në shtëpi të hutuarën dhe nuk e keni kërkuar të humburën, por keni sunduar mbi to me forcë dhe ashpërsi. 5 Kështu ato, për mungesë bariu, janë shpërndarë, janë bërë pre e të gjitha bishave të fushës dhe kanë humbur. 6 Delet e mia po enden nëpër tërë malet dhe mbi çdo kodrinë të lartë; po, delet e mija janë përhapur mbi gjithë faqen e vendit dhe askush nuk ka shkuar t'i kërkojë ato as nuk tregoi kujdes". 7 Prandaj, o barinj, dëgjoni fjalën e Zotit: 8 Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "duke qenë se delet e mija janë bërë një pre, delet e mia i hanë të gjitha bishat e fushave për mungesë të një bariu dhe sepse barinjtë e mi nuk kanë vajtur ti kërkojnë delet e mia, por barinjtë kanë kullotur për veten e tyre dhe nuk kanë kullotur delet e mia". 9 Prandaj, o barinj, dëgjoni fjalën e Zotit: 10 Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër barinjve; do t'u kërkoj llogari për delet e mia dhe nuk do t'i lë t'i kullotin delet. Barinjtë nuk do të kullotin më veten e tyre, sepse do t'u heq nga goja e tyre delet e mia dhe nuk do të jenë më ushqimi i tyre. 11 Sepse kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë vetë do të shkoj të kërkoj delet e mia dhe do të kujdesem. 12 Ashtu si bariu kujdeset për kopenë e tij kur ndodhet në mes të deleve të tij, të shpërndara, kështu unë do të kujdesem për delet e mia dhe do t'i heq nga të gjitha vendet ku janë shpërndarë në një ditë me re dhe errësirë të dendur. 13 Do t'i nxjerr nga popujt dhe do t'i mbledh nga vende të ndryshme; do t'i çoj përsëri në tokën e tyre dhe do t'i kullot në malet e Izraelit, gjatë rrjedhave ujore dhe në tërë vendet e banuara të vendit. 14 Do t'i kullot në kullota të mira dhe vatha e tyre do të jetë në malet e larta të Izraelit; atje do të pushojnë në një vathë dhe do të kullotin në kullota të pasura në malet e Izraelit. 15 "Unë vetë do t'i kullot delet e mia dhe do t'i bëj të pushojnë", thotë Zoti, Zoti. 16 "Unë do të kërkoj të humburën, do ta kthej të hutuarën, do t'i lidh plagën, do ta forcoj të sëmurën, por do të shkatërroj të majmen dhe të fortën; do t'i kullot me drejtësi. 17 Sa për ju, o delet e mia", kështu thotë Zoti, Zoti, "ja, unë do të gjykoj midis dele e dele, midis deshëve dhe cjepve. 18 Ju duket gjë e vogël të kullotësh në një kullotë të mirë dhe pastaj të shkelësh me këmbë atë që mbetet nga kullota juaj, ose të pish ujra të pastra dhe pastaj të turbullosh me këmbë atë që mbetet? 19 Kështu delet e mia duhet të hanë atë që kanë shkelur këmbët tuaja dhe duhet të pijnë atë që kanë turbulluar këmbët tuaja". 20 Prandaj kështu u thotë atyre Zoti, Zoti: "Ja, unë vetë do të gjykoj midis deles së dhjamur dhe deles së dobët. 21 Duke qenë se ju keni shtyrë me ijë dhe me shpatull dhe u keni rënë me brirë të gjitha deleve të dobëta deri sa i shpërndatë rreth e rrotull, 22 unë do t'i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të bëhen më pre, dhe do të gjykoj midis dele e dele. 23 Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t'i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t'i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre. 24 Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola.

1 Peter 5:4

4 Përuluni, pra, nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë ne kohën e duhur,

1 Peter 2:25

25 kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë.

John 10:14

14 Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh delet e mia dhe ato më njohin mua,

Psalms 23:1-6

1 Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë. 2 Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin. 3 Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij. 4 Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër. 5 Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet. 6 Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.

John 10:11

11 Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet për delet.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.