Bible verses about "science" | Albanian

Genesis 1:1

1 Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.

Job 26:7

7 Ai shtrin veriun në zbrazëti dhe e mban tokën pezull mbi hiçin.

Proverbs 14:15

15 Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.

Isaiah 40:22

22 Ai është ai që rri ulur mbi rruzullin e tokës, banorët e së cilës janë si karkaleca; ai i shpalos qiejtë si një velo dhe i hap si një çadër ku mund të banosh.

Ecclesiastes 1:13-17

13 dhe kam kërkuar me zemër të zbuloj dhe të hetoj me dituri çdo gjë që ndodh nën qiell; kjo është një punë e rëndë që Perëndia u ka dhënë bijve të njerëzve që ata të lodhen. 14 Unë i kam parë tërë gjërat që bëhen nën diell; dhe ja, të gjitha janë gjëra të kota dhe një kërkim për të kapur erën. 15 Ajo që është e shtrëmbër nuk mund të drejtohet dhe ajo që mungon nuk mund të numërohet. 16 Unë kam folur me zemrën time, duke thënë: "Ja, kam fituar madhështi dhe dituri më të madhe se të gjithë ata që kanë mbretëruar para meje në Jeruzalem dhe zemra ime ka parë shumë dituri dhe njohuri". 17 Dhe ia kushtova zemrën time për të njojtur diturinë si dhe njohjes së marrëzisë dhe budallallëkut; dhe kuptova që edhe kjo është një kërkim për të kapur erën.

Ecclesiastes 1:6-7

6 Era fryn në drejtim të jugut, pastaj kthehet nga veriu; kthehet dhe rikthehet vazhdimisht dhe bën po ato rrotullime. 7 Gjithë lumenjtë derdhen në det, por deti nuk mbushet kurrë; nga vendi prej të cilit lumenjtë vijnë, aty kthehen, përsëri.

Romans 1:20

20 Në fakt cilësitë e tij të padukshme, fuqia e tij e përjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenë të dukshme nëpërmjet veprave të tij që nga krijimi i botës, shihen qartë, me qëllim që ata të jenë të pafalshëm.

Hebrews 3:4

4 Dhe Moisiu qe me të vërtetë besnik në shtëpinë e Perëndisë si shërbëtor, për të dëshmuar për të gjitha gjërat që duheshin thënë,

Psalms 104:5

5 Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë.

Isaiah 40:12

12 Kush i ka matur ujëat me gropën e dorës, kush ka marrë përmasat e qiellit me pëllëmbë, kush ka mbledhur pluhurin e tokës në një masë apo ka peshuar malet me një peshore dhe kodrat e tyre me një kandar?

Colossians 1:17

17 Ai vetë është kreu i trupit, pra i kishës; ai është fillimi, i parëlinduri nga të vdekurit, përderisa të ketë parësinë në çdo gjë,

Job 38:4-30

4 Ku ishe kur unë hidhja themelet e tokës? Thuaje, në rast se ke aq zgjuarsi. 5 Kush ka vendosur përmasat e saj, në rast se e di, ose kush ka vënë mbi të litarin për ta matur? 6 Ku janë vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes, 7 kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi? 8 Kush e mbylli me porta detin kur shpërtheu duke dalë nga gjiri i nënës, 9 kur i dhashë retë për rroba dhe terrin për pelena? 10 Kur i caktova një kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta, 11 dhe thashë: "Ti do të arrish deri këtu, por jo më tutje; këtu do të ndalen valët e tua krenare!"? 12 Që kur se ti jeton a ke dhënë urdhra në mëngjes ose i ke treguar vendin agimit, 13 që ai të kapë skajet e tokës dhe të tronditë njerëzit e këqij? 14 Ndërron trajtë si argjila nën vulë dhe shquhet si një veshje. 15 Njerëzve të këqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copëtohet. 16 A ke arritur vallë deri në burimet e detit ose a ke vajtur vallë në kërkim të thellësirave të humnerës? 17 Të janë treguar portat e vdekjes, apo ke parë vallë portat e hijes së vdekjes? 18 A e ke vënë re gjerësinë e tokës. Thuaje, në rast se i di të gjitha këto! 19 Ku është rruga që të çon në banesën e dritës? Dhe terri, ku është vendi i tij, 20 që ti të mund t'i çosh në vendin e tij, dhe të mund të njohësh shtigjet që të çojnë në shtëpinë e tij? 21 Ti e di, sepse atëherë kishe lindur, dhe numri i ditëve të tua është i madh. 22 Vallë, a ke hyrë ndonjë herë në depozitat e borës ose a ke parë vallë depozitat e breshërit 23 që unë i mbaj në ruajtje për kohërat e fatkeqësive, për ditën e betejës dhe të luftës? 24 Nëpër çfarë rruge përhapet drita ose përhapet era e lindjes mbi tokë? 25 Kush ka hapur një kanal për ujërat që vërshojnë dhe rrugën për bubullimën e rrufeve, 26 që të bjerë shi mbi tokë të pabanuar, mbi një shkretëtirë, ku nuk ka asnjë njeri, 27 për të shuar etjen e shkretëtirave të mjeruara, për të bërë që të mbijë dhe të rritet bari? 28 Shiu, vallë, a ka një baba? Ose kush i prodhon pikat e vesës? 29 Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymën e qiellit? 30 Ujërat ngurtësohen si guri dhe sipërfaqja e humnerës ngrin.

Psalms 111:2

2 Të mëdha janë veprat e Zotit, të kërkuara nga të gjithë ata që kënaqen me to.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.