Bible verses about "philosophy" | Albanian

1 Corinthians 2:6-10

6 Dhe ne flasim dituri në mes njerëzish të pjekur, por jo diturinë e kësaj kohe dhe as të pushtetarëve të kësaj kohe, që nuk arrin asgjë, 7 por flasim diturinë e Perëndisë të fshehur në mister, që Perëndia e kishte paracaktuar përpara kohërash për lavdinë tonë, 8 të cilën asnjë nga pushtetarët e kësaj kohe nuk e ka njohur; sepse, po ta kishin njohur, nuk do të kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë. 9 Por, sikurse është shkruar: ''Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut, janë ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan atë''. 10 Po Perëndia na i ka zbuluar me anë të Frymës së tij, sepse Fryma heton çdo gjë, edhe të thellat e Perëndisë.

1 Corinthians 1:21

21 Sepse, duke qenë se nëpërmjet diturisë së Perëndisë bota nuk e njohu Perëndinë me urtinë e vet, Perëndisë i pëlqeu të shpëtojë ata që besojnë nëpërmjet marrëzisë së predikimit,

Acts 17:18

18 Diskutonin me të edhe disa filozofë epikurianë dhe stoikë. Disa thoshnin: ''Vallë ç'do të thotë ky llafazan''. Dhe të tjerë thoshnin: ''Ai duket se është një kasnec i perëndivë të huaja'', sepse u shpall atyre Jezusin dhe ringjalljen.

Colossians 2:16-19

16 këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i Krishtit. 17 Askush të mos përvetësojë prej jush çmimin me pretekst përulësie dhe kulti të engjëjve, duke u përzier në gjëra që nuk i ka parë, i fryrë nga një krenari e kotë për shkak të mendjes së tij mishore, 18 dhe nuk mbahet te kryet, prej të cilit gjithë trupi, i ushqyer mirë dhe i lidhur i tëri me anë të nyjeve dhe të gjymtyrëve rritet me rritjen e Perëndisë. 19 Pra, në qoftë se vdiqët me Krishtin nga elementet e botës, përse u nënshtroheni disa rregullave, a thua se jetoni ende në botë, si:

1 Corinthians 2:1-5

1 Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nuk erdha me shkëlqim fjalësh a diturie, që t'ju shpall dëshminë e Perëndisë, 2 sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit edhe atë të kryqëzuar. 3 Edhe unë kam qenë te ju me dobësi, me frikë dhe drithërimë të madhe. 4 Dhe fjala ime dhe predikimi im nuk u bënë me fjalë mbushamendëse nga dituria njerëzore, por në dëftim të Frymës dhe të fuqisë, 5 që besimi juaj të mos qëndrojë mbi diturinë e njerëzve, po mbi fuqinë e Perëndisë.

1 Timothy 6:20

20 të cilën e përqafuan disa dhe dolën nga besimi. Hiri qoftë me ty! Amen!

1 Corinthians 2:13

13 Për këto edhe flasim, por jo me fjalë të mësuara nga dituria njerëzore, por të mësuara nga Fryma e Shenjtë, duke i krahasuar gjëra frymërore me fjalë frymërore.

Titus 3:9-10

9 Shmangu nga njeriu sektar, mbasi ta kesh qortuar një herë e dy herë, 10 duke ditur se një i tillë është çoroditur dhe mëkaton, duke dënuar vetveten.

Colossians 2:8

8 sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë.

Job 28:1-28

1 "Me siguri ka një minierë për argjendin dhe një vend ku bëhet rafinimi i arit. 2 Hekuri nxirret nga toka dhe guri i shkrirë jep bakrin. 3 Njeriu i jep fund territ dhe hulumton thellësitë më të mëdha në kërkim të gurëve të varrosur në terr dhe në hijen e vdekjes. 4 Ai çel një pus larg vendbanimit, në vende të harruara nga këmbësorët; janë pezull dhe lëkunden larg njerëzve. 5 Sa për tokën, prej asaj del buka, por nga poshtë është e trazuar nga zjarri. 6 Gurët e saj janë banesa e safirëve dhe përmbajnë pluhur ari. 7 Shpendi grabitqar nuk e njeh shtegun dhe as syri i skifterit nuk e ka parë kurrë. 8 Bishat e egra nuk e kanë përshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrë andej. 9 Njeriu vë dorë mbi strallin dhe i rrëzon malet nga rrënjët. 10 Hap galeri ndër shkëmbinj dhe syri i tij sheh gjithçka që është e çmuar. 11 Zë rrjedhat ujore që të mos rrjedhin, dhe nxjerr në dritë gjërat e fshehura. 12 Po ku mund ta gjesh diturinë, dhe ku është vendi i zgjuarsisë? 13 Njeriu nuk ua di vlerën dhe ajo nuk gjendet mbi tokën e të gjallëve. 14 Humnera thotë: "Nuk është tek unë"; deti thotë: "Nuk qëndron pranë meje". 15 Nuk përftohet duke e shkëmbyer me ar të rafinuar as blihet duke peshuar argjend. 16 Nuk shtihet në dorë me arin e Ofirit, me oniksin e çmuar ose me safirin. 17 Ari dhe kristali nuk mund të barazohen me të dhe nuk këmbehet me enë ari të kulluar. 18 Korali dhe kristali as që meritojnë të përmenden; vlera e diturisë është më e madhe se margaritarët. 19 Topazi i Etiopisë nuk mund të barazohet dhe nuk mund të vlerësohet me ar të kulluar. 20 Por atëherë nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinë zgjuarsia? 21 Ajo u fshihet syve të çdo të gjalli, është e mbuluar për zogjtë e qiellit. 22 Abadoni dhe vdekja thonë: "Kemi dëgjuar të flitet për të me veshët tona". 23 Vetëm Perëndia njeh rrugën e saj, vetëm ai e di ku ndodhet, 24 sepse ai vë re skajet e tokës dhe sheh tërë ato që ndodhen nën qiejt. 25 Kur caktoi peshën e erës dhe u caktoi ujërave një masë, 26 kur bëri një ligj për shiun dhe një rrugë për vetëtimën e bubullimave, 27 atëherë pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi, 28 dhe i tha njeriut: "Ja, të kesh frikë nga Zoti, kjo është dituri, dhe t'i largohesh së keqes është zgjuarsi"".

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.