Bible verses about "pardon" | Albanian

Psalms 130:1-8

1 Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot. 2 O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia. 3 Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot? 4 Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje. 5 Unë pres Zotin, shpirti im e pret; unë kam shpresë në fjalën e tij. 6 Shpirti im pret Zotin, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin. 7 O Izrael, mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë. 8 Ai do ta çlirojë Izraelin nga të gjitha paudhësitë e tij.

1 John 1:9

9 Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.