Bible verses about "offense" | Albanian

Psalms 55:12-15

12 Sepse nuk ka qenë një armiku im që tallej me mua, përndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenë një që më urrente ai që u ngrit kundër meje, ndryshe do t'i isha fshehur atij. 13 Por ke qenë ti, një njeri si unë, shoku im dhe miku im i ngushtë. 14 Bënim bashkë biseda të këndshme dhe shkonim bashkë në shtëpinë e Perëndisë. 15 I zëntë befas vdekja, u ulshin të gjallë në Sheol, sepse në banesat e tyre dhe në mes tyre nuk ka veçse ligësi.

Proverbs 27:5-6

5 Më mirë një qortim i hapur se një dashuri e fshehur. 6 Besnike janë plagët e një shoku, dhe të rreme të puthurat e një armiku.

Matthew 18:7

7 Mjerë bota për skandalet! Sepse është nevojshëm të vijnë skandalët, por mjerë ai njeri për faj të të cilit do të vijë skandali!

Acts 24:16

16 Prandaj unë përpiqem të kem vazhdimisht një ndërgjegje të paqortueshme përpara Perëndisë dhe përpara njerëzve.

James 1:19

19 Prandaj, hiqni çdo ndyrësi dhe mbeturinë ligësie, pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj.

Ephesians 5:1-33

1 edhe ecni në dashuri, sikurse edhe Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë, si një parfum erëmirë. 2 Por, ashtu si u ka hije shenjtorëve, as kurvëria, as ndonjë papastërti, as kurnacëri të mos zihet në gojë midis jush; 3 as pandershmëri, as të folur pa mend e të përqeshur, të cilat nuk kanë hije, por më tepër të ketë falenderime. 4 Të dini në fakt këtë: asnjë kurvar, ose i ndyrë ose kurnac, i cili është idhujtar, nuk ka ndonjë trashëgim në mbretërinë e Krishtit dhe të Perëndisë. 5 Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes. 6 Mos jini, pra, shokë me ta. 7 Sepse dikur ishit errësirë, por tani jeni dritë në Zotin; ecni, pra, si bij të dritës, 8 sepse fryti i Frymës konsiston në gjithçka që është mirësi, drejtësi dhe të vërtetë, 9 duke provuar çfarë është e pranueshme për Perëndinë. 10 Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t'i qortoni, 11 sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen. 12 Kurse të gjitha gjërat, kur dalin në dritë, bëhen të dukshme, sepse çdo gjë që shfaqet është dritë. 13 Prandaj Shkrimi thotë: ''Zgjohu, ti që fle, dhe ringjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të shndrisë mbi ty''. 14 Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, 15 duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta. 16 Prandaj mos u bëni të pakujdesshëm, por kuptoni cili është vullneti i Zotit. 17 Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymë, 18 duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj, 19 duke e falënderuar vazhdimisht për çdo gjë Perëndinë dhe Atin, në emër të Zotit tonë Jezu Krisht; 20 nënshtrohuni njëri-tjetrit në druajtjen e Krishtit! 21 Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit, 22 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit. 23 Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t'i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë. 24 Ju, burra, t'i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, 25 që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, 26 që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme. 27 Kështu burrat duhet t'i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten. 28 Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën, 29 sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij. 30 ''Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm''. 31 Ky mister është i madh; tani unë e them në lidhjen me Krishtin dhe me kishën. 32 Por secili nga ju kështu ta dojë gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kështu gruaja ta respektojë burrin. 33 Fëmijë, binduni prindërve tuaj në Zotin, sepse kjo është e drejtë.

Matthew 7:1-5

1 ''Mos gjykoni, që të mos gjykoheni. 2 Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t'ju masin të tjerët. 3 Pse shikon lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd? 4 Ose, si mund t'i thuash vëllait tënd: "Dale të të heq lëmishten nga syri", kur ke një tra në syrin tënd? 5 O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjerrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.

1 Peter 2:23

23 Sepse ju ishit si dele endacake por tani ju u kthyet te bariu dhe ruajtësi i shpirtrave tuaj.

Galatians 6:1-3

1 Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit. 2 Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet. 3 Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin.

Leviticus 19:18

18 Nuk do të hakmerresh dhe nuk do të mbash mëri kundër bijve të popullit tënd, por do ta duash të afërmin tënd si veten tënde. Unë jam Zoti.

Proverbs 6:16-19

16 Zoti i urren këto gjashtë gjëra, madje shtatë janë të neveritshme për të: 17 sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, 18 zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, 19 dëshmitari i rremë që thotë gënjeshtra dhe ai që shtie grindje midis vëllezërve.

1 Corinthians 13:1-13

1 Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që tingëllon. 2 Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë. 3 Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfërit dhe ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më vlente asgjë! 4 Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, 5 nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; 6 nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, 7 i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë. 8 Dashuria nuk ligshtohet kurrë; por profecitë shfuqizohen, gjuhët pushojnë dhe njohuria do të shfuqizohet, 9 sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht. 10 Por, kur të vijë përsosmëria, atëherë ajo që është e pjesshme do të shfuqizohet. 11 Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i flaka gjërat fëminore. 12 Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe për faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë ashtu sikurse njihem. 13 Tani, pra, këto tri gjëra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja nga këto është dashuria.

James 3:16

16 Dhe fryti i drejtësisë mbillet në paqe për ata që bëjnë paqen.

Ephesians 4:2-3

2 duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes. 3 Éshtë një trup i vetëm dhe një Frym i vetëm, sikurse ju u thirrët në shpresën e vetme të thirrjes suaj.

Matthew 18:15-17

15 ''Por në qoftë se vëllai yt ka mëkatuar kundër teje, shko dhe qortoje vetëm për vetëm; në qoftë se të dëgjon, ti e fitove vëllanë tënd; 16 por në qoftë se nuk të dëgjon, merr me vete edhe një ose dy vetë, që çdo fjalë të vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve. 17 Në se pastaj refuzon t'i dëgjojë, thuaja kishës; dhe në qoftë se refuzon edhe ta dëgjojë kishën, le të jetë për ty si pagan ose tagrambledhës.

Luke 17:3-4

3 Kini kujdes veten tuaj! Në se yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje; dhe në se pendohet, fale. 4 Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet te ti duke thënë: "Pendohem", fale''.

Proverbs 18:19

19 Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.

Ecclesiastes 7:21-22

21 Përveç kësaj mos u vër veshin tërë fjalëve që thuhen, që të mos mallkohesh nga shërbëtori yt, 22 sepse zemra jote gjithashtu e di që ti vet i ke mallkuar shumë herë të tjerët.

Proverbs 19:11

11 Mënçuria e bën njeriun të mos rrëmbehet shpejt nga zemërimi dhe është në lavdinë e tij t'i kapërcejë fyerjet.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.