Bible verses about "mountains" | Albanian

Isaiah 40:4

4 Çdo luginë të jetë e mbushur, çdo mal dhe kodër të jenë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtuar dhe vëndet e vështira të sheshuar.

Isaiah 55:12

12 Sepse ju do të niseni me gëzim dhe do t'ju kthejnë në paqe. Malet dhe kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi përpara jush dhe tërë drurët e fushave do të duartrokasin.

Zechariah 4:7

7 "Kush je ti, o mali i madh? Përpara Zorobabelit ti do të bëhesh fushë. Dhe ai do ta bëjë gurin e majës së malit të shkojë përpara midis britmave: "Mëshirë, mëshirë për të!"".

Psalms 121:1

1 Unë i ngre sytë nga malet; nga do të më vijë ndihma?

Isaiah 52:7

7 Sa të bukura janë mbi malet këmbët e lajmëtarit që sjell lajme të mira që njofton paqen, që sjell lajme të bukura mbi gjëra të mira, që shpall shpëtimin, që i thotë Sionit: "Perëndia yt mbretëron!".

Mark 11:23

23 Sepse ju them në të vërtetë se nëse dikush do t'i thotë këtij mali: "Luaj vendit dhe hidhu në det", dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t'i bëhet.

1 Corinthians 13:2

2 Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.

Revelation 16:20

20 Dhe çdo ishull iku, edhe malet nuk u gjetën më.

Psalms 104:5-9

5 Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë. 6 Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet. 7 Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim. 8 Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to. 9 Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën.

Psalms 97:5

5 Malet shkrihen si dylli përpara Zotit, përpara Zotit të të gjithë tokës.

Isaiah 54:10

10 Edhe sikur malet të zhvendoseshin dhe kodrat të luanin nga vendi, dashuria ime nuk do të largohet prej teje as besëlidhja e paqes nuk do të hiqet, thotë Zoti, që ka dhëmbshuri për ty.

Matthew 17:20

20 Dhe Jezusi u tha atyre: ''Prej mosbesimit tuaj; sepse në të vërtetë, unë po ju them, se po të keni besim sa një kokërr sinapi, do t'i thoni këtij mali: "Zhvendosu nga këtu atje", dhe ai do të zhvendoset; dhe asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ju.

Matthew 14:23

23 Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t'u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare.

Psalms 95:4-5

4 Në duart e tij janë thellësitë e tokës dhe të tijat janë majat e larta të maleve. 5 I tij është deti, sepse ai e ka bërë, dhe dheu i thatë që duart e tij kanë modeluar.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.