Bible verses about "lending" | Albanian

Deuteronomy 15:8-10

8 por do t'i hapësh me zemërgjerësi dorën tënde dhe do t'i japësh hua aq sa i nevojitet për të përballuar nevojat që ka. 9 Ki kujdes që të mos ketë asnjë mendim të keq në zemrën tënde, i cili të të bëjë të thuash: "Viti i shtatë, viti i familjes, është afër", dhe ta shikosh me sy të keq vëllanë tënd nevojtar dhe të mos i japësh asgjë; ai do të bërtiste kundër teje para Zotit dhe ti do të mëkatoje. 10 Jepi me bujari dhe zemra jote të mos trishtohet kur i jep, sepse pikërisht për këtë Zoti, Perëndia yt, do të të bekojë në çdo punë tënden dhe në çdo gjë që do të të zërë dora.

Psalms 37:1-40

1 Mos u dëshpëro për shkak të njerëzve të këqij; mos ki smirë ata që veprojnë me ligësi, 2 sepse ata shpejt do të kositen si bari dhe do të thahen si bari i blertë. 3 Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë. 4 Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate. 5 Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar. 6 Ai do të bëjë të shkëlqejë drejtësia jote si drita dhe ndershmëria e saj si mesdita. 7 Rri në heshtje para Zotit dhe prite atë; mos u hidhëro për atë që i shkojnë mbarë punët e veta, për njeriun që ndjek planet e këqija të tij. 8 Hiq dorë nga zemërimi dhe lëre përbuzjen; mos u dëshpëro; kjo do të të çonte edhe ty të bëje të keqen. 9 Sepse njerëzit e këqij do të shfarosen, por ata që shpresojnë tek Zoti do të bëhen zotër të tokës. 10 Edhe pak dhe i pabesi nuk do të jetë më; po, ti do të kërkosh me kujdes vendin e tij dhe ai nuk do të jetë më. 11 Por zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe. 12 I pabesi komploton kundër të drejtit dhe kërcëllin dhëmbët kundër tij. 13 Zoti qesh me të, sepse e sheh që vjen dita e tij. 14 Të pabesët kanë nxjerrë shpatën dhe kanë nderur harkun e tyre për të rrëzuar të mjerin dhe nevojtarin, për të vrarë ata që ecën drejt në rrugën e tyre. 15 Shpata e tyre do të hyjë në zemrën e tyre dhe harqet e tyre do të thyhen. 16 Vlen më tepër e pakta e të drejtit se sa bollëku i shumë të pabesëve. 17 Sepse krahët e të pabesëve do të thyhen, por Zoti i përkrah të drejtët. 18 Zoti i njeh ditët e njerëzve të ndershëm dhe trashëgimia e tyre do të vazhdojë përjetë. 19 Ata nuk do të ngatërrohen në kohën e fatkeqësisë dhe në ditët e zisë do të ngopen. 20 Por të pabesët do të vdesin dhe armiqtë e Zotit do të konsumohen dhe do të bëhen tym si dhjami i qengjave. 21 I pabesi merr hua dhe nuk e kthen, por i drejti ka mëshirë dhe dhuron. 22 Sepse të bekuarit nga Zoti do të trashëgojnë tokën, por ata që janë mallkuar prej tij do të shfarosen. 23 Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij. 24 Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore. 25 Unë kam qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë. 26 Ai ka mëshirë dhe jep kurdoherë hua; dhe pasardhësit e tij janë në bekim. 27 Largohu nga e keqja dhe bëj të mirën, dhe do të kesh një banesë të përjetshme. 28 Sepse Zoti e do drejtësinë dhe nuk ka për t'i braktisur kurrë shenjtorët e tij; ata do të ruhen përjetë, ndërsa pasardhësit e të pabesëve do të shfarosen. 29 Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë mbi të. 30 Nga goja e të drejtit del dituri dhe gjuha e tij flet për drejtësi. 31 Ligji i Perëndisë të tij është në zemrën e tij; hapat e tij nuk do të lëkunden. 32 I pabesi spiunon të drejtin dhe përpiqet ta vrasë. 33 Zoti nuk do ta lërë në duart e tij dhe nuk do të lejojë që të dënohet, kur të gjykohet. 34 Ki shpresë të patundur tek Zoti dhe ndiq rrugën tij, dhe ai do të të lartojë me qëllim që ti të trashëgosh tokën; kur të pabesët të jenë të shfarosur, ti do ta shikosh. 35 E pashë njeriun e pushtetshëm dhe të furishëm të begatohet si një pemë e gjelbër në tokën e tij të lindjes, 36 por pastaj u zhduk; dhe ja, nuk është më; e kërkova, por nuk e gjeta më. 37 Ki kujdes për njeriun e ndershëm dhe këqyr njeriun e drejtë, sepse e ardhmja e këtij njeriu do të jetë paqja. 38 Por shkelësit do të shkatërrohen të gjithë; në fund të pabesët do të dërrmohen. 39 Por shpëtimi i të drejtëve vjen nga Zoti; ai është kështjella e tyre në kohën e fatkeqësisë. 40 Dhe Zoti i ndihmon dhe i çliron; i çliron nga të pabesët dhe i shpëton, sepse kanë gjetur strehë tek ai.

Exodus 22:25

25 Në rast se ti i jep para hua dikujt nga populli yt, të varfrin që është me ty, nuk do ta trajtosh si fajdexhi; nuk do t'i imponosh asnjë kamatë.

Deuteronomy 23:19-20

19 Vëllait tënd nuk do t'i japësh hua me kamatë: interes për të holla, interes për ushqime ose çfarëdo gjë tjetër që huazohet me interes. 20 Të huajit mund t'i japësh hua me kamatë, por jo vëllait tënd, me qëllim që Zoti, Perëndia yt, të të bekojë në të gjitha gjërat mbi të cilat do të vësh dorë në vendin ku je duke hyrë për ta pushtuar.

Leviticus 25:35-37

35 Në rast se vëllai yt varfërohet dhe ndodhet ngushtë në mes tuaj, ti do ta përkrahësh si të huaj dhe si mik që të mund të jetojë pranë teje. 36 Mos nxirr nga ai asnjë përfitim ose dobi; por ki frikë nga Perëndia yt, dhe vëllai yt do të jetojë pranë teje. 37 Nuk do t'i japësh hua paratë e tua me kamatë, as do t'i japësh ushqimet e tua për të nxjerrë ndonjë përfitim.

Proverbs 28:8

8 Kush i shton pasuritë e tij me fajde dhe me fitime të padrejta, i mbledh për atë që i vjen keq për të varfërit.

Isaiah 24:2

2 Do t'i ndodhë e njëjta gjë popullit ashtu si priftit, shërbëtorit ashtu si padronit të tij, shërbëtores ashtu si padrones së saj, blerësit ashtu si shitësit, ai që jep borxh ashtu si ai që merr borxh, huadhënësit ashtu si huamarrësit.

Ezekiel 18:13

13 jep me kamatë dhe me fajde, a do të jetojë vallë ai? Ai nuk do të jetojë. Duke qenë se ka kryer tërë këto veprime të neveritshme ai ka për të vdekur me siguri; gjaku i tij do të bjerë mbi të.

Exodus 22:25-27

25 Në rast se ti i jep para hua dikujt nga populli yt, të varfrin që është me ty, nuk do ta trajtosh si fajdexhi; nuk do t'i imponosh asnjë kamatë. 26 Në qoftë se merr peng rrobën e fqinjit tënd, do t'ia kthesh para se të perëndojë dielli, 27 sepse ajo është e vetmja mbulesë e tij dhe veshja me të cilën mbështjell trupin. Me se tjetër mund të flinte ai? Dhe po të ndodhë që ai të më drejtohet mua, unë do ta dëgjoj, sepse jam mëshirëplotë.

Proverbs 22:7

7 I pasuri sundon mbi të varfërit, dhe huamarrësi është skllav i huadhënësit.

Psalms 37:26

26 Ai ka mëshirë dhe jep kurdoherë hua; dhe pasardhësit e tij janë në bekim.

Psalms 112:5

5 Do të jetë i lumtur njeriu që ka dhemshuri dhe jep hua, dhe i drejton punët e tij me drejtësi,

Luke 6:34

34 Dhe nëse u jepni hua atyre që shpresoni t'jua kthejnë, çfarë merite do të keni nga kjo? Edhe mëkatarët u japin hua mëkatarëve, që t'u kthehet aq sa dhanë.

Matthew 5:42

42 Jepi atij që të kërkon, dhe mos refuzo t'i japësh atij që të kërkon hua.

Luke 6:35

35 Por ju t'i doni armiqtë tuaj, bëni të mirë dhe jepni hua pa pasur shpresë për asgjë, dhe shpërblimi juaj do të jetë i madh dhe ju do të jeni bijtë e Shumë të Lartit, sepse ai është mirëdashës me mos-mirënjohësit dhe të mbrapshtët.

Proverbs 19:17

17 Ai që ka mëshirë për të varfërin i jep hua Zotit, i cili do t'ia kthejë ato që i ka dhënë.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.