Bible verses about "humbleness" | Albanian

Luke 14:7-14

7 Dhe, duke vënë re se ata zgjidhnin vendet e para në tryezë, Jezusi u thoshte atyre këtë shëmbëlltyrë duke thënë: 8 ''Kur je ftuar në dasmë, mos u ul në krye të vendit, sepse ai njeri mund të ketë ftuar një tjetër që është më i rëndësishëm se ti, 9 dhe ai që të ftoi ty dhe atë të të mos vijë e të thotë: "Lëshoja vendin këtij". Dhe atëherë ti, plot turp, do të shkosh të zësh vendin e fundit. 10 Por, kur je ftuar, shko e rri në vendin e fundit që, kur të vijë ai që të ka ftuar, të thotë: "O mik, ngjitu më lart". Atëherë do të jesh i nderuar përpara atyre që janë në tryezë bashkë me ty. 11 Sepse kushdo që e larton veten do të poshterohet, dhe kush e poshtëron veten do të lartohet''. 12 Ai i tha edhe atij që e kishte ftuar: ''Kur shtron drekë a darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, se mos ata një herë të të ftojnë ty, dhe kështu ta kthejnë shpërblimin. 13 Por, kur të bësh një gosti, thirr lypësit, sakatët, të çalët, të verbërit; 14 dhe do të jesh i lum, sepse ata nuk kanë se si të ta kthejnë shpërblimin; por shpërblimi do të të jepet në ringjallje të të drejtëve''.

Romans 3:23

23 sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë,

Romans 14:10-12

10 Por ti, pse e gjykon vëllanë tënd? Ose përse e përbuz vëllanë tënd? Të gjithë, pra, do të dalim përpara gjykatës së Krishtit. 11 Sepse është shkruar: ''Rroj unë, thotë Perëndia, se çdo gjë do të ulet para meje, dhe çdo gjuhë do ta lavdërojë Perëndinë!''. 12 Kështu, pra, secili nga ne do t'i japë llogari Perëndisë për veten e vet.

1 Peter 2:2

2 Duke iu afruar atij, si te guri i gjallë, i flakur tej nga njerëzit, por i zgjedhur dhe i çmuar përpara Perëndisë,

Philippians 3:10

10 që në ndonjë mënyrë të mund t'ia arrij ringjalljes prej së vdekurish.

James 1:22

22 ai e shikon veten dhe pastaj ikën, duke harruar menjëherë si ishte.

Hebrews 13:17

17 Dhe ju bëj thirrje edhe më shumë ta bëni këtë, që unë të kthehem te ju sa më parë.

Ephesians 2:9

9 Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.

2 Timothy 2:15

15 Shmangu nga fjalët e kota dhe profane, sepse do të çojnë në pabesi,

Psalms 119:105

105 Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.

Proverbs 29:11

11 Budallai e shfryn gjithë zemërimin e tij, por i urti e frenon dhe e ul.

Matthew 11:29

29 Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.

Matthew 18:4

4 Kush, pra, do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve.

1 Peter 5:6

6 Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.

1 John 1:9

9 Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin.

James 1:21

21 Sepse nëse dikush është dëgjues i fjalës dhe jo bërës, ai i përngjan një njeriu që e shikon fytyrën e tij natyrale në një pasqyrë;

Titus 3:2

2 Sepse edhe ne dikur ishim të pamendë, rebelë, endacakë, robër të lakmive të ndryshme dhe të qejfeve, duke jetuar në ligësi dhe në smirë, të urryer dhe duke e urryer njeri tjetrin.

Ephesians 2:8

8 jo nga vepra, që të mos mburret askush.

Ephesians 4:2

2 duke u përpjekur të ruani unitetin e Frymës në lidhjen e paqes.

Colossians 3:8

8 Mos gënjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshët njeriun e vjetër me veprat e tij,

Matthew 23:12

12 Sepse kush do të lartësojë veten, do të poshtërohet; dhe kush do të përulë veten, do të lartësohet.

James 1:19-20

19 Prandaj, hiqni çdo ndyrësi dhe mbeturinë ligësie, pranoni me butësi fjalën e mbjellë në ju, e cila mund të shpëtojë shpirtrat tuaj. 20 Dhe bëhuni bërës të fjalës dhe jo vetëm dëgjues, që gënjejnë vetveten.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.