Bible verses about "excess" | Albanian

James 4:4

4 Por ai jep hir edhe më të madh; prandaj thotë: ''Perëndia u kundërvihet mendjemëdhenjve dhe u jep hir të përulurve''.

Galatians 5:16

16 sepse mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi.

1 Timothy 5:23

23 Disa njerëzve mëkatet u duken sheshit edhe përpara gjyqit, ndërsa të tjerëve u duken më pas.

Titus 1:7

7 por mikpritës, mirëdashës, i urtë, i drejtë, i shenjtë, i përmbajtur,

Proverbs 20:1

1 Vera është tallëse, pija dehëse është e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk është i urtë.

Romans 12:2

2 Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.

1 Peter 4:3

3 Ata do të japin llogari para atij që është gati të gjykojë të gjallë e të vdekur.

Luke 12:15

15 Pastaj u tha atyre: ''Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron''.

Ephesians 5:18

18 duke i folur njeri tjetrit me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar dhe duke lavdëruar Zotin me zemrën tuaj,

1 John 2:15-17

15 Dhe bota kalon me lakminë e saj; por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përjetë. 16 Fëmijë, është ora e fundit. Dhe, sikurse e dëgjuat, antikrishti duhet të vijë, dhe tani janë shfaqur shumë antikrishtë; prej nga e dimë se është ora e fundit. 17 Mes nesh dolën, por nuk ishin nga tanët, sepse, po të ishin nga tanët, do të kishin qëndruar me ne; por kjo ndodhi që të dalë se nuk janë të gjithë nga tanët.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.