Bible verses about "entertainment" | Albanian

Psalms 150:1-6

1 Aleluja, lëvdoni Perëndinë në shenjtoren e tij, lëvdojeni në kupën qiellore të pushtetit të tij. 2 Lëvdojeni për mrekullitë e tij, lëvdojeni sipas madhështisë e tij. 3 Lëvdojeni me tingullin e burive, lëvdojeni me tingullin e harpës dhe me qeste. 4 Lëvdojeni me dajre dhe me valle, lëvdojeni me vegla me tela dhe me frymë. 5 Lëvdojeni me cembale tingëlluese, lëvdojeni me cembale kumbuese. 6 Çdo gjë që merr frymë le të lëvdojë Zotin. Aleluja.

Ephesians 5:11

11 sepse ato që bëjnë ata në fshehtësi, është turp edhe të thuhen.

Colossians 3:1-2

1 Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë, 2 sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë.

Psalms 101:3-4

3 Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata. 4 Zemra e çoroditur do të largohet nga unë; nuk dua t'ia di për të keqen.

Matthew 6:24

24 Askush nuk mund t'u shërbejë dy zotërinjve, sepse ose do të urrejë njërin dhe do ta dojë tjetrin; ose do t'i qëndrojë besnik njerit dhe do të përçmojë tjetrin; ju nuk mund t'i shërbeni Perëndisë dhe mamonit.

Matthew 6:19-21

19 Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin, 20 përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin. 21 Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj.

Luke 12:33-34

33 Shitni pasurinë tuaj dhe jepni lëmoshë! Bëni për vete trasta që nuk vjetrohen, një thesar të pashtershëm në qiejt, ku vjedhësi nuk arrin dhe tenja nuk bren. 34 Sepse atje ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj''.

1 Timothy 6:17-19

17 të bëjnë të mira, të bëhen të pasur në vepra të mira, të jenë bujarë dhe të gatshëm për të dhënë, 18 duke mbledhur si thesar një themel të mirë për të ardhmen, për të arritur jetën e përjetshme. 19 O Timote, ruaj atë që të është besuar, duke u shmangur nga fjalët e kota dhe profane dhe nga kundërshtimet e asaj që quhet në mënyrë të rreme shkencë,

Hebrews 10:26

26 Kushdo që shkel ligjin e Moisiut vritet pa mëshirë me deponimet e dy ose tre dëshmitarëve.

Hebrews 13:5

5 Kujtoni të parët tuaj, që ju shpallën fjalën e Perëndisë dhe, duke çmuar rezultatin e sjelljes së tyre, merrni si shembull besimin e tyre.

Psalms 101:2-3

2 Do të kujdesem të bëj një jetë të ndershme. Kur do të vish tek unë? Do të ec me zemër të pastër brenda shtëpisë sime. 3 Nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe; unë e urrej sjelljen e atyre që dënojnë; nuk do lejoj të bëhem si ata.

Colossians 3:17

17 Ju bashkëshorte, jini të nënshtruara bashkëshortëve tuaj, ashtu si ka hije në Zotin.

Philippians 4:8

8 Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.