Bible verses about "cooking" | Albanian

Deuteronomy 8:3

3 Kështu, pra, ai të bëri të ulesh kokën, të provosh urinë, pastaj të ka ushqyer me manna që ti nuk e njihje dhe as etërit e tu s'e kishin njohur kurrë, me qellim që ti të kuptosh se njeriu nuk rron vetëm me bukë, por rron me çdo fjalë që del nga goja e Zotit.

John 21:13

13 Atëherë Jezusi erdhi, mori bukë dhe ua dha atyre; po kështu edhe peshkun.

Ezekiel 36:25-27

25 Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t'ju pastroj nga të gjitha ndyrësirat tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj. 26 Do t'ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t'ju jap zemër prej mishi. 27 Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia.

Matthew 4:4

4 Por ai, duke iu përgjigjur, tha: ''Éshtë shkruar: "Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë"''.

Genesis 1:29

29 Dhe Perëndia tha: "Ja unë po ju jap çdo bar që lëshon farë mbi sipërfaqen e mbarë tokës dhe çdo pemë të ketë fruta që përmbajnë farë; kjo do t'ju shërbejë si ushqim.

Psalms 34:8

8 Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njeri që gjen strehë tek ai.

Matthew 6:11

11 Bukën tonë të përditshme na e jep sot.

Genesis 9:3

3 Çdo gjë që lëviz dhe ka jetë do t'ju shërbejë si ushqim; unë ju jap tërë këto gjëra; ju jap edhe barin e gjelbër;

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.