Bible verses about "conflict" | Albanian

Matthew 5:9

9 Lum ata që përpiqen për paqen, sepse ata do të quhen bij të Perëndisë.

Luke 17:3-4

3 Kini kujdes veten tuaj! Në se yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje; dhe në se pendohet, fale. 4 Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet te ti duke thënë: "Pendohem", fale''.

Matthew 5:38-39

38 Ju keni dëgjuar se qe thënë: "Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb". 39 Por unë po ju them: Mos i rezisto të ligut; madje, në qoftë se dikush të qëllon mbi faqen e djathtë, ktheja dhe tjetrën,

1 Corinthians 13:4-7

4 Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë në dukje, nuk krekoset, 5 nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; 6 nuk gëzohet për padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, 7 i duron të gjitha, i beson të gjitha, i shpreson të gjitha, i mban çdo gjë.

Ephesians 4:26

26 dhe mos i jepni vend djallit.

James 4:1-2

1 Ju kërkoni dhe nuk merrni, sepse kërkoni keqas që të shpenzoni për kënaqësitë tuaja. 2 O shkelës dhe shkelëse të kurorës, a nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë.

Matthew 18:15-17

15 ''Por në qoftë se vëllai yt ka mëkatuar kundër teje, shko dhe qortoje vetëm për vetëm; në qoftë se të dëgjon, ti e fitove vëllanë tënd; 16 por në qoftë se nuk të dëgjon, merr me vete edhe një ose dy vetë, që çdo fjalë të vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve. 17 Në se pastaj refuzon t'i dëgjojë, thuaja kishës; dhe në qoftë se refuzon edhe ta dëgjojë kishën, le të jetë për ty si pagan ose tagrambledhës.

Proverbs 15:1

1 Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.