Bible verses about "butterflies" | Albanian

Psalms 103:1-20

1 Beko, shpirti im, Zotin, dhe të gjitha ato që janë tek unë të bekojnë emrin e tij të shenjtë. 2 Beko, shpirti im, Zotin dhe mos harro asnjë nga të mirat që ka bërë. 3 Ai fal të gjitha paudhësitë e tua dhe shëron të gjitha sëmundjet e tua, 4 shpengon jetën tënde nga shkatërrimi dhe të kurorëzon me mirësi dhe dhembshuri; 5 ai ngop me të mira gojën tënde dhe të bën të ri si shqiponja. 6 Zoti vepron me drejtësi dhe mbron çështjen e të shtypurve. 7 Ai i tregon Moisiut rrugët e tij dhe bijve të Izraelit veprat e tij. 8 Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi. 9 Ai nuk grindet përjetë dhe nuk e ruan zemërimin gjithnjë. 10 Ai nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona dhe nuk na dënon në bazë të fajeve tona. 11 Sepse sa të lartë janë qiejtë mbi tokën, aq e madhe është mirësia e tij ndaj atyre që kanë frikë prej tij. 12 Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë ai ka larguar nga ne fajet tona. 13 Ashtu si një baba është i mëshirshëm me bijtë e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata që kanë frikë prej tij. 14 Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur. 15 Ditët e njeriut janë si bari; ai lulëzon si lulja e fushës; 16 në qoftë se era i kalon sipër, ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më. 17 Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi për ata që kanë frikë prej tij, dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve, 18 për ata që respektojnë besëlidhjen e tij dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij për t'i zbatuar në praktikë. 19 Zoti e ka vendosur fronin e tij në qiejtë, dhe mbretërimi i tij sundon mbi gjithçka. 20 Bekoni Zotin ju, engjëj të tij të pushtetshëm dhe të fortë, që bëni atë që thotë ai, duke iu bindur zërit të fjalës së tij.

John 3:3

3 Jezusi iu përgjigj dhe tha: ''Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë''.

John 3:16

16 Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.

Philippians 2:12-15

12 sepse Perëndia është ai që vepron në ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij. 13 Bëni çdo gjë pa u ankuar dhe pa kundërshtime, 14 që të jeni të paqortueshëm dhe të pastër, bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë, duke e mbajtur lart fjalën e jetës, 15 që unë të kem me se të krenohem në ditën e Krishtit, se nuk vrapova kot dhe as nuk u mundova kot.

Psalms 119:50

50 Ky është përdëllimi im në pikëllim, që fjala jote më ka dhënë jetë.

Romans 12:2

2 Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.

2 Corinthians 5:17

17 Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.