Bible verses about "boasting" | Albanian

Proverbs 25:14

14 Ai që mburret duke gënjyer se ka bërë një dhuratë është si retë dhe era pa shi.

2 Corinthians 10:12-18

12 Sepse nuk guxojmë të renditemi ose të krahasohemi me ata që e rekomandojnë veten e vet; por ata, duke matur veten e tyre dhe duke u krahasuar me veten e tyre, nuk kanë mend. 13 Por ne nuk do të mburremi jashtë masës, po sipas masës së rregullës që caqet i caktoi Perëndia, sa të arrijmë deri te ju, 14 Sepse ne nuk po shtrihemi përtej caqeve, sikurse nuk arritëm deri te ju, sepse ne arritëm më të vërtetë deri te ju me anë të predikimit të ungjillit të Krishtit. 15 Dhe ne nuk mburremi përtej masës për punët e tjetrit, por kemi shpresë se, duke u rritur besimi juaj, ne do të kemi një konsideratë më të madhe ndër ju, sipas cakut tonë, 16 sa që përhapim ungjillin edhe përtej vendeve tuaj, pa u mburrur me ato që janë bërë në këtë lëmë nga të tjerë. 17 Ai që lëvdohet, le të lëvdohet në Zotin, 18 sepse nuk miratohet ai që e rekomandon veten e tij, po ai të cilin e rekomandon Zoti.

Ephesians 2:9

9 Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.

Ephesians 2:8-9

8 jo nga vepra, që të mos mburret askush. 9 Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to.

James 3:5

5 Sepse çdo lloj bishash, shpendësh, zvaranikësh e kafshësh të detit mund të zbuten dhe janë zbutur nga natyra njerëzore,

James 4:13-16

13 Në vend që të thoni: ''Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë''. 14 Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe. 15 Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat. 16 Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t'ju zënë!

Psalms 94:4

4 Ata vjellin fjalë dhe mbajnë fjalime të paturpshme; të gjithë ata që kryejnë paudhësi flasin me arrogancë.

1 Corinthians 4:7

7 Sepse çfarë të bën të ndryshëm? Çfarë ke ti që nuk e ke marrë? Dhe, nëse e ke marrë, pse krenohesh sikur nuk e ke marrë?

Ephesians 2:8

8 jo nga vepra, që të mos mburret askush.

2 Corinthians 11:30

30 Në qoftë se duhet të mburrem, unë do të mburrem me ato që kanë të bëjnë me dobësinë time.

Proverbs 27:1

1 Mos u mburr me ditën e nesërme, sepse nuk di atë që mund të sjellë një ditë.

2 Timothy 3:1-5

1 sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, 2 të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s'e duan të mirën, 3 tradhtarë, kokëshkretë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës, 4 të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj; edhe nga këta largohu. 5 Sepse prej këtyre janë ata që futen nëpër shtëpi dhe i bëjnë për vete femrat e ngarkuara me mëkate, të sunduara nga pasione të ndryshme,

Proverbs 27:2

2 Le të të lëvdoj një tjetër dhe jo goja jote, një i huaj dhe jo buzët e tua.

Jeremiah 9:23

23 Kështu thotë Zoti: "I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij, njeriu i fortë të mos lavdërohet me forcën e tij, i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij.

James 4:16

16 Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t'ju zënë!

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.