Bible verses about "automobiles" | Albanian

Matthew 6:33

33 Por para së gjithash kërkoni mbretërinë e Perëndisë dhe drejtësinë e tij dhe të gjitha këto gjëra do t'ju shtohen.

Malachi 3:8

8 Një njeri do të vjedhë Perëndinë? Megjithatë ju më vidhni dhe pastaj thoni: "Çfarë të kemi vjedhur?". Të dhjetën dhe ofertat.

Nahum 2:4

4 Qerret do të lëshohen me tërbim nëpër rrugë do t'u bien kryq e tërthor shesheve; do të duken si pishtarë, do të vetëtijnë si rrufe.

Luke 12:33-34

33 Shitni pasurinë tuaj dhe jepni lëmoshë! Bëni për vete trasta që nuk vjetrohen, një thesar të pashtershëm në qiejt, ku vjedhësi nuk arrin dhe tenja nuk bren. 34 Sepse atje ku është thesari juaj, atje do të jetë edhe zemra juaj''.

1 Timothy 6:17-19

17 të bëjnë të mira, të bëhen të pasur në vepra të mira, të jenë bujarë dhe të gatshëm për të dhënë, 18 duke mbledhur si thesar një themel të mirë për të ardhmen, për të arritur jetën e përjetshme. 19 O Timote, ruaj atë që të është besuar, duke u shmangur nga fjalët e kota dhe profane dhe nga kundërshtimet e asaj që quhet në mënyrë të rreme shkencë,

Matthew 6:19-21

19 Mos mblidhni për vete thesare mbi tokë, ku i brejnë tenja dhe ndryshku, dhe ku vjedhësit shpërthejnë dhe vjedhin, 20 përkundrazi mblidhni për vete thesare në qiell, ku as tenja as ndryshku nuk prishin dhe ku vjedhësit nuk shpërthejnë dhe nuk vjedhin. 21 Sepse ku është thesari juaj do të jetë edhe zemra juaj.

1 John 2:16

16 Fëmijë, është ora e fundit. Dhe, sikurse e dëgjuat, antikrishti duhet të vijë, dhe tani janë shfaqur shumë antikrishtë; prej nga e dimë se është ora e fundit.

Topical data is from OpenBible.info, retrieved November 11, 2013, and licensed under a Creative Commons Attribution License.