Psalms 141:1 Cross References - Albanian

1 O Zot, unë të këlthas ty; nxito të më përgjigjesh. Vëri veshin zërit tim, kur të këlthas ty.

Job 7:21

21 Pse nuk i fal shkeljet e mia dhe nuk e kapërcen paudhësinë time? Sepse shpejt do të jem pluhur; ti do të më kërkosh, por unë nuk do të jem më".

Psalms 22:19

19 Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh.

Psalms 40:13

13 Prano, o Zot, të më çlirosh. O Zot, nxito të më ndihmosh.

Psalms 69:17-18

17 Mos e fshih fytyrën tënde nga shërbëtori yt, sepse jam në ankth; nxito të më përgjigjesh. 18 Afrohu te unë dhe më shpjego; çliromë nga armiqtë e mi.

Psalms 70:5

5 Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito të më vish në ndihmë; ti je ndihma ime dhe çlirimtari im; o Zot, mos vono.

Psalms 71:12

12 O Perëndi, mos u largo nga unë; Perëndia im, nxito të më ndihmosh.

Psalms 143:1

1 Dëgjo lutjen time, o Zot, vëru veshin lutjeve të mia; përgjigjmu me besnikërinë dhe drejtësinë tënde.

Psalms 143:7

7 Nxito të më përgjigjesh, o Zot, fryma ime po dobësohet; mos më fshih fytyrën tënde, që të mos bëhem i ngjashëm me ata që zbresin në gropë.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.