Proverbs 7:7 Cross References - Albanian

7 dhe pashë midis budallenjve; dallova midis të rinjve një djalë të ri që s'kishte gjykim,

Psalms 19:7

7 Ligji i Zotit është i përsosur, ai e përtërin shpirtin; dëshmia e Zotit është e vërtetë dhe e bën të ditur njeriun e thjeshtë.

Psalms 119:130

130 Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.

Proverbs 1:4

4 për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.

Proverbs 1:22

22 "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t'ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?

Proverbs 1:32

32 Sepse përdalja e njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;

Proverbs 6:32

32 Por ai që kryen një shkelje kurore me një grua është një njeri pa mend; ai që bën një gjë të tillë shkatërron jetën e tij.

Proverbs 8:5

5 Kuptoni, o njerëz të thjeshtë, maturinë, dhe ju, njerëz pa mend, kini një zemër të urtë.

Proverbs 9:4

4 "Ai që është budalla të vijë këtu!". Atij që i mungon gjykimi i thotë:

Proverbs 9:16

16 "Ai që është budalla të vijë këtu!". Dhe atij që i mungon arsyeja i thotë:

Proverbs 10:13

13 Dituria gjendet mbi buzët e atyre që kanë mendje, por shkopi është për kurrizin e atyre që nuk kanë mend.

Proverbs 12:11

11 Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend.

Proverbs 14:15

15 Budallai i beson çdo fjale, por njeriu i matur tregon kujdes të veçantë për hapat e tij.

Proverbs 14:18

18 Teveqelit e trashëgojnë budallallëkun, por njerëzit e matur kurorëzohen me dije.

Proverbs 19:2

2 Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije; kush ecën me hapa të shpejta gabon rrugë.

Proverbs 19:25

25 Godite tallësin dhe njeriu i thjeshtë do të bëhet mëndjehollë; qorto atë që ka mend dhe ai do të fitojë dituri.

Proverbs 22:3

3 Njeriu i matur e shikon të keqen dhe fshihet; por njerëzit naivë shkojnë tutje dhe dënohen.

Proverbs 24:30

30 Kalova pranë arës së përtacit dhe pranë vreshtit të njeriut që s'ka mend;

Proverbs 27:12

12 Njeriu mendjemprehtë e shikon të keqen dhe fshihet, por naivët shkojnë tutje dhe ndëshkohen.

Jeremiah 4:22

22 "Po, populli im është budalla, nuk më njeh; janë bij pa mend dhe nuk kanë arsye; janë të zotë të bëjnë të keqen, por nuk dinë të bëjnë të mirën".

Matthew 15:16

16 Dhe Jezusi tha: ''As juve s'keni kuptuar akoma?

Romans 16:18-19

18 sepse ata nuk i shërbejnë Zotit tonë Jezu Krisht, por barkut të tyre, dhe me fjalë të ëmbla dhe të bukura gënjejnë zemrat e të thjeshtit?. 19 Sepse të bindurit tuaj arriti kudo; prandaj unë gëzohem për ju; dhe dëshiroj që të jeni të mëncur për të mirën dhe të thjesht për të keqen.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.