Numbers 26:61 Cross References - Albanian

61 Por Nadabi dhe Abihu vdiqën kur i paraqitën Zotit një zjarr të palejueshëm.

Leviticus 10:1-2

1 Pastaj Nadabi dhe Abihu, bij të Aaronit, morrën secili temjanicën e vet, i vunë brenda zjarr, vendosën mbi të temjanin dhe ofruan para Zotit një zjarr të palejueshëm, që ai nuk ua kishte urdhëruar. 2 Atëherë një zjarr doli nga prania e Zotit dhe i përpiu ata; dhe ata vdiqën përpara Zotit.

Numbers 3:4

4 Nadabi dhe Abihu vdiqën para Zotit, kur ofruan një zjarr të palejueshëm para Zotit në shkretëtirën e Sinait; ata nuk patën bij. Kështu Eleazari dhe Ithamari shërbyen si priftërinj në prani të Aaronit, atit të tyre.

1 Chronicles 24:1-2

1 Klasat e bijve të Aaronit ishin këto. Bijtë e Aaronit ishin Nadabi, Abihu, Eleazari dhe Ithamari. 2 Nadabi dhe Abihu vdiqën para atit të tyre dhe nuk lanë fëmijë; prandaj ushtruan detyrën e priftit Eleazari dhe Ithamari.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.