Nehemiah 7:6 Cross References - Albanian

6 Këta janë ata të krahinës që u kthyen nga robëria, ata që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte internuar dhe që ishin kthyer në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.

2 Kings 24:14-16

14 Internoi pastaj tërë Jeruzalemin, tërë krerët, tërë njerëzit trima, gjithsej dhjetë mijë robër, si dhe të gjithë artizanët dhe farkëtarët; mbetën vetëm njerëzit më të varfër të vendit. 15 Kështu ai internoi Jehojakinin në Babiloni; çoi gjithashtu në robëri nga Jeruzalemi në Babiloni nënën e mbretit, bashkëshortet e tija, eunukët e tij dhe fisnikët e vendit, 16 gjithë njerëzit e aftë që ishin shtatë mijë veta, artizanët dhe farkëtarët, një mijë veta, tërë njerëzit trima dhe të aftë për luftë. Mbreti i Babilonisë i internoi në Babiloni.

2 Kings 25:11

11 Pastaj Nebuzaradani, kapiteni i rojeve, internoi pjesën tjetër të popullit që kishte mbetur në qytet, dezertorët që ishin hedhur nga ana e mbretit të Babilonisë dhe ata që mbeten nga turma.

2 Chronicles 36:1-23

1 Atëherë populli i vendit mori Jehoahazin, birin e Josias, dhe e bëri mbret në Jeruzalem në vend të atit të tij. 2 Jehoahazi ishte njëzet e tre vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tre muaj në Jeruzalem. 3 Mbreti i Egjiptit e hoqi nga froni në Jeruzalem dhe i vuri vendit një gjobë njëqind talentash argjendi dhe një talent ari. 4 Pastaj mbreti i Egjiptit bëri mbret të Judës dhe të Jeruzalemit vëllanë e tij Eliakimin, të cilit ia ndërroi emrin dhe e quajti Jehojakim. Neko përkundrazi mori vëllanë e tij Jehoahaz dhe e çoi në Egjipt. 5 Jehojakimi ishte njëzet e pesë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë të tij. 6 Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, doli kundër tij dhe e lidhi me zinxhira prej bronzi për ta çuar në Babiloni. 7 Nebukadnetsari çoi gjithashtu në Babiloni një pjesë të sendeve të shtëpisë të Zotit dhe i vuri në pallatin e tij në Babiloni. 8 Pjesa tjetër e bëmave të Jehojakimit, gjërat e neveritshme që kreu dhe të gjitha ato që u gjetën kundër tij, ja, janë të shkruara në librin e mbretërve të Izraelit dhe të Judës. në vend të tij mbretëroi i biri, Jehojakini. 9 Jehojakini ishte tetë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi tre muaj dhe dhjetë ditë në Jeruzalem. Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit. 10 Në fillim të vitit të ri mbreti Nebukadnetsar dërgoi ta marrë dhe e çoi në Babiloni me gjërat e çmuara të shtëpisë të Zotit. Pastaj bëri mbret të Judës dhe të Jeruzalemit Sedekian, vëllanë e Jehojakinit. 11 Sedekia ishte njëzet vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi njëmbëdhjetë vjet në Jeruzalem. 12 Edhe ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, Perëndisë të tij, dhe nuk u përul përpara profetit Jeremia, që fliste nga ana e Zotit. 13 Ai ngriti krye gjithashtu kundër mbretit Nebukadnetsar, që e kishte vënë të betohej në emër të Perësndisë por ai e mpiu zverkun e tij dhe ngurtësoi zemrën e tij, duke mos pranuar të kthehej tek Zoti, Perëndia i Izraelit. 14 Edhe tërë krerët e priftërinjve dhe populli mëkatuan gjithnjë e më tepër duke ndjekur të gjitha gjërat e neveritshme të kombeve dhe e ndotën shtëpinë se Zotit, që ai u kishte shenjtëruar në Jeruzalem. 15 Zoti, Perëndia i etërve të tyre, u dërgoi atyre, që në fillim dhe me këmbëngulje, paralajmërime me anë të lajmëtarëve të tij, sepse donte ta shpëtonte popullin e tij dhe banesën e tij. 16 Por ata u tallën me lajmëtarët e Perëndisë, përçmuan fjalët e tij dhe vunë në lojë profetët e tij, deri sa zemërimi i Zotit kundër popullit të tij arriti një pikë në të cilën nuk kishte rrugëdalje. 17 Atëherë ai bëri që të dalin kundër tyre mbreti i Kaldeasve, që vrau me shpatë të rinjtë e tyre në shtëpinë e shenjtërores së tyre, pa pasur mëshirë për të riun, për virgjireshën, për plakun ose për flokëthinjurin. Zoti i dha të gjithë në duart e tij. 18 Nebukadnetsari solli në Babiloni të gjitha sendet e shtëpisë së Perëndisë, të mëdha ose të vogla, thesaret e shtëpisë të Zotit dhe thesaret e mbretit dhe të parisë së tij. 19 Pastaj i vunë zjarrin shtëpisë të Perëndisë, rrëzuan muret e Jeruzalemit, u vunë flakën të gjitha pallateve të tij dhe shkatërruan të gjitha sendet me vlerë. 20 Përveç kësaj Nebukadnetsari internoi në Babiloni ata që i kishin shpëtuar shpatës; këta u bënë shërbëtorë të tij dhe të bijve të tij deri në ardhjen e mbretërisë së Persisë, 21 që kështu të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, deri sa vendi të kremtonte të shtunat e tij. Në fakt ai kremtoi të shtunën për gjithë kohën e shkretimit të tij deri sa u mbushën të shtatëdhjetë vjetët. 22 Në vitin e parë të Kirit, mbretit të Persisë, me qëllim që të realizohej fjala e Zotit që u shqiptua nga goja e Jeremias, Zoti e nxiti frymën e Kirit, mbret të Persisë, që të nxirrte një dekret për 23 "Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t'i ndërtoj një shtëpi në Jeruzalem, që është në Judë. Kush nga ju i përket popullit të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me të dhe le të niset!".

Ezra 2:1-70

1 Këta janë njerëzit e provincës që u kthyen nga robëria, midis atyre që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte çuar në robëri në Babiloni, dhe që u kthyen në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij. 2 Ata që erdhën me Zorobabelin ishin Jeshua, Nehemia, Serajahu, Relajahu, Mardokeo, Bilshani, Mispari, Bigvai, Rehumi dhe Baanahu. 3 Bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy. 4 Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy. 5 Bijtë e Arahut, shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë. 6 Bijtë e Pahath-Moabit, pasardhës të Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e dymbëdhjetë. 7 Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër. 8 Bijtë e Zatuit, nëntëqind e dyzet e pesë. 9 Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë. 10 Bijtë e Banit, gjashtëqind e dyzet e dy. 11 Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tre. 12 Bijtë e Azgadit, një mijë e dyqind e njëzet e dy. 13 Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë. 14 Bijtë e Bigvait, dy mijë e pesëdhjetë e gjashtë. 15 Bijtë e Adinit, katërqind e pesëdhjetë e katër. 16 Bijtë e Aterit, domethënë të Ezekias, nëntëdhjetë e tetë. 17 Bijtë e Betsait, treqind e njëzet e tre. 18 Bijtë e Jorahut, njëqind e dymbëdhjetë. 19 Bijtë e Hashumit, dyqind e njëzet e tre. 20 Bijtë e Gibarit, nëntëdhjetë e pesë. 21 Bijtë e Betlemit, njëqind e njëzet e tre. 22 Burrat e Netofahut, pesëdhjetë e gjashtë. 23 Burrat e Anathothit, njëqind e njëzet e tetë. 24 Burrat e Azmavethit, dyzet e dy. 25 Burrat e Kirjath-Arimit, të Kefirahut dhe të Beerothit, shtatëqind e dyzet e tre. 26 Burrat e Ramahut dhe të Gebës, gjashtëqind e njëzet e një. 27 Burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy. 28 Burrat e Bethelit dhe të Ait, dyqind e njëzet e tre. 29 Bijtë e Nebos, pesëdhjetë e dy. 30 Bijtë e Magbishit, njëqind e pesëdhjetë e gjashtë. 31 Bijtë e një Elami tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër. 32 Bijtë e Harimit, treqind e njëzet. 33 Bijtë e Lodit, të Hadidit dhe të Onos, shtatëqind e njëzet e pesë. 34 Bijtë e Jerikos, treqind e dyzet e pesë. 35 Bijtë e Senaahut, tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë. 36 Priftërinjtë: bijtë e Jedajahut, nga shtëpia e Jeshuas, nëntëqind e shtatëdhjetë e tre. 37 Bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy. 38 Bijtë e Pashurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë. 39 Bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë. 40 Levitët: bijtë e Jeshuas dhe të Kadmielit, pasardhës të Hodaviahut, shtatëdhjetë e katër. 41 Këngëtarët: bijtë e Asafit, njëqind e njëzet e tetë. 42 Bijtë e derëtarëve: bijtë e Shalumit, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitas, bijtë e Shobait, gjithsej njëqind e tridhjetë e nëntë. 43 Nethinejtë: bijtë e Tsihas, bijtë e Hasufas, bijtë e Tabaothit, 44 bijtë e Kerosit, bijtë e Siahas, bijtë e Padonit, 45 bijtë e Lebanahut, bijtë e Hagabahut, bijtë e Akubit, 46 bijtë e Hagabit, bijtë e Shamlait, bijtë e Hananit, 47 bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit, bijtë e Reajahut, 48 bijtë e Retsinit, bijtë e Nekodas, bijtë e Gazamit, 49 bijtë e Uzas, bijtë e Paseahut, bijtë e Besait, 50 bijtë e Asnahut, bijtë e Mehunimit, bijtë e Nefusimit, 51 bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufas, bijtë e Harhurit, 52 bijtë e Batsluthit, bijtë e Mehidas, bijtë e Harshas, 53 bijtë e Barkosit, bijtë e Siseras, bijtë e Thamahut, 54 bijtë e Netsiahut, bijtë e Hatifas, 55 bijtë e shërbëtorëve të Salomonit; bijtë e Sotait, bijtë e Soferethit, bijtë e Perudas, 56 bijtë e Jaalas, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit, 57 bijtë e Shefatiahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokereth-Hatsebaimit, bijtë e Amit. 58 Tërë Nethinejtë dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit ishin treqind e nëntëdhjetë e dy. 59 Këta qenë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerub-Adani dhe nga Imeri; por ata nuk qenë në gjendje të tregonin shtëpinë e tyre atërore dhe pasardhësit e tyre, për të provuar në se ishin nga Izraeli; 60 bijtë e Delajahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjithsej gjashtëqind e pesëdhjetë e dy. 61 Midis bijve të priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Hakotsit, bijtë e Barzilait, që kishte për grua një nga bijat e Barzilait, Galaaditit, dhe që u quajt me emrin e tyre. 62 Këta kërkuan listën e tyre midis atyre të regjistruar në gjenealogjitë, por nuk e gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër. 63 Qeveritari i urdhëroi ata të mos hanin asgjë nga gjërat shumë të shenjta deri sa të mos paraqitej një prift me Urim dhe Thumim. 64 Tërë asambleja përbëhej nga dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta. 65 Pa llogaritur shërbëtorët dhe shërbëtoret e tyre, që arrinin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë; midis tyre kishte gjithashtu dyqind këngëtarë dhe këngëtare. 66 Ata kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka, 67 katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë. 68 Disa të parë të shtëpive atërore, kur arritën në shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem, dhanë bujarisht dhurata për shtëpinë e Perëndisë, në mënyrë që ajo të ngrihej përsëri në vendin e mëparshëm. 69 I dhanë thesarit të veprës, sipas mjeteve të tyre, gjashtëdhjetë e një mijë darikë ari, pesë mijë mina argjendi dhe njëqind veshje prifti. 70 Kështu priftërinjtë, Levitët, njerëzit e popullit, këngëtarët, derëtarët dhe Nethinejtë, u vendosën në qytetet e tyre, dhe gjithë Izraelitët në qytetet e tyre.

Ezra 5:8

8 I bëjmë të njohur mbretit që ne kemi vajtur në krahinën e Judës, në tempullin e Perëndisë të madh. Ai po ndërtohet me gurë të mëdhenj dhe po vihet lëndë druri për ndarëset e tij. Kjo punë po kryhet me kujdes dhe po ecën mirë në duart e tyre.

Ezra 6:2

2 dhe në Ahmetha, në kështjellën që është në provincën e Medisë, u gjet një rrotull, dhe në të një dokument të shkruar kështu:

Jeremiah 39:1-18

1 Në vitin e nëntë të Sedekias, mbretit të Judës, në muajin e dhjetë, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, erdhi me gjithë ushtrinë e tij kundër Jeruzalemit dhe e rrethoi. 2 Në vitin e njëmbëdhjetë të Sedekias, në muajin e katërt, ditën e nëntë të muajit u hap një e çarë në qytet; 3 tërë princat e mbretit të Babilonië hynë dhe u vendosën te Porta e Mesit: Nergalsharetseri, Samgar-nebo, Sarsekimi, kreu i eunukëve, Nergalsharetseri, Rab-magu dhe tërë princat e tjerë të mbretit të Babilonisë. 4 Me t'i parë, Sedekia, mbreti i Judës, dhe njerëzit e luftës ua mbathën, duke dalë natën nga qyteti nëpër rrugën e kopshtit mbretëror, nëpërmjet portës ndërmjet dy mureve, dhe morën rrugën e Arabahut. 5 Por ushtria e Kaldeasve i ndoqi dhe arriti Sedekian në fushat e Jerikos. Kështu e kapën dhe e çuan te Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, në Riblah, në vendin e Hamathit, ku shqiptoi gjykimin e tij mbi të. 6 Pastaj mbreti i Babilonisë bëri që të vriten bijtë e Sedekias para syve të tij në Riblah; mbreti i Babilonisë bëri që të vriten edhe tërë fisnikët e Judës; 7 urdhëroi gjithashtu t'i nxjerrin sytë Sedekias dhe e lidhi me një zinxhir të dyfishtë prej bronzi për ta çuar në Babiloni. 8 Kaldeasit i vunë flakën shtëpisë së mbretit dhe shtëpive të popullit, dhe shkatërruan muret e Jeruzalemit. 9 Pastaj Nebuzaradani, komandanti i rojeve, e çoi në robëri pjesën e popullit që kishte mbetur në qytet dhe ata që kishin dezertuar nga ana e tij së bashku me pjesën e popullit që kishte mbetur. 10 Por Nebuzaradani, komandanti i rojeve, la në vendin e Judës më të varfërit e popullit që nuk kishin asgjë, duke u dhënë në atë kohë vreshta dhe ara. 11 Por për sa i përket Jeremias, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, i kishte dhënë këtë urdhër Nebuzaradanit, komandantit të rojeve, duke i thënë: 12 "Kape, mbaj sytë mbi të dhe mos i bëj asgjë të keqe, por sillu me të siç do të të thotë ai". 13 Kështu Nebuzaradani, komandanti i rojeve, Nebushazbani, kreu i eunukëve, Nergalsharetseri, Rab-magu dhe gjithë oficerët e tjerë të mbretit të Babilonisë, 14 dërguan të marrin Jeremian nga oborri i burgut dhe ia dorëzuan Gedaljahut, birit të Ahikamit, bir i Shafanit, me qëllim që ta çonte në shtëpi. Kështu ai banoi në mes të popullit. 15 Fjala e Zotit iu drejtua Jeremias, kur ende ishte i mbyllur në oborrin e burgut, duke thënë: 16 "Shko dhe foli Etiopiasit Ebed-melek, duke i thënë: Kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: Ja, unë po i realizoj mbi këtë qytet fjalët e mia për shkatërrimin e tij dhe jo për të mirën e tij, dhe atë ditë ato do të vërtetohen para teje. 17 Po atë ditë unë do të të çliroj, thotë Zoti, dhe nuk do të biesh në duart e atyre prej të cilëve ke frikë. 18 Po, unë do të të çliroj patjetër, dhe nuk do të biesh nga shpata, por jeta jote do të jetë për ty si preja jote, sepse ke vënë besimin tënd tek unë, thotë Zoti".

Jeremiah 52:1-34

1 Sedekia ishte njëzetenjë vjeç kur filloi të mbretërojë, dhe mbretëroi në Jeruzalem njëmbëdhjetë vjet. E ëma quhej Hamutal, e bija e Jeremias nga Libnahu. 2 Ai bëri atë që është e keqe në sytë e Zotit, në të gjitha gjërat ashtu si kishte bërë Jehojakimi. 3 Kjo ndodhi në Jeruzalem dhe në Judë për shkak të zemërimit të Zotit, që më në fund i dëboi nga prania e tij. Pastaj Sedekia ngriti krye kundër mbretit të Babilonisë. 4 Në vitin e nëntë të mbretërimit të tij, në muajin e dhjetë, më dhjetë të muajit, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, erdhi me gjithë ushtrinë e tij kundër Jeruzalemit, fushoi kundër tij dhe ndërtoi rreth e rrotull ledhat. 5 Kështu qyteti mbeti i rrethuar deri në vitin e njëmbëdhjetë të mbretit Sedekia. 6 Në muajin e katërt, më nëntë të muajit, uria ishte aq e rëndë në qytet, sa që nuk kishte më bukë për popullin e vendit. 7 Atëherë u hap një e çarë në muret dhe të gjithë luftëtarët ikën, duke dalë natën nga qyteti nëpër portën midis dy mureve, e cila ndodhej pranë kopshtit të mbretit, megjithëse Kaldeasit ishin rreth qytetit. Kështu ata morën rrugën e Arabahut. 8 Por ushtria e Kaldeasve ndoqi mbretin, e arriti Sedekian në fushën e Jerikos, ndërsa tërë ushtria e tij po shpërndahej larg tij. 9 Kështu ata zunë mbretin dhe e çuan në Riblah, në vendin e Hamathit te mbreti i Babilonisë, që shqiptoi vendimin kundër tij. 10 Mbreti i Babilonisë vrau pastaj bijtë e Sedekias para syve të tij dhe vrau gjithashtu tërë princat e Judës në Riblah; 11 pastaj i nxori sytë Sedekias. Mbreti i Babilonisë e lidhi me pranga prej bronzi, e çoi në Babiloni dhe e futi në burg deri ditën e vdekjes së tij. 12 Muajin e pestë, më dhjetë të muajit (që ishte viti i nëntëmbëdhjetë i Nebukadnetsarit, mbretit të Babilonisë), Nebuzaradani, komandanti i rojeve personale në shërbim të mbretit të Babilonisë, arriti në Jeruzalem. 13 Ai dogji shtëpinë e Zotit dhe shtëpinë e mbretit dhe u vuri flakën tërë shtëpive të Jeruzalemit dhe tërë shtëpive të fisnikëve. 14 Tërë ushtria e Kaldeasve që ishte me komandantin e rojeve rrëzoi të gjitha muret rreth e qark Jeruzalemit. 15 Pastaj Nebuzaradani, komandanti i rojeve, internoi pjesën më të varfër të popullit; pjesën e popullit që kishte mbetur në qytet, dezertorët që kishin kaluar në shërbim të mbretit të Babilonisë dhe kusurin e popullsisë. 16 Por Nebuzaradani, komandanti i rojeve, la disa nga më të varfrit e vendit të punojnë vreshtat dhe arat. 17 Kaldeasit i copëtuan shtyllat prej bronzi që ishin në shtëpinë e Zotit, qerret dhe detin prej bronzi që ishin në shtëpinë e Zotit dhe e çuan bronzin në Babiloni. 18 Ata morën edhe tiganët, kunjat, thikat, legenët, kupat dhe të gjitha veglat prej bronzi, që përdoreshin në shërbimin e tempullit. 19 Komandanti i rojes mori gjithashtu kupat, mangallët, legenët, shandanet, tasat dhe kupat, arin e sendet që ishin prej ari të kulluar dhe argjendin e kulluar. 20 Sa për dy kolonat, për detin dhe për të dymbëdhjetë qetë prej bronzi që ishin poshtë tij dhe për qerret që Salomoni kishte bërë për shtëpinë e Zotit, bronzi i tërë këtyre sendeve kishte një peshë që nuk mund të llogaritej. 21 Për sa u përket shtyllave, lartësia e një shtylle ishte tetëmbëdhjetë kubitë; dhe duhej një fill prej dymbëdhjetë kubitësh për të matur rrethin e tyre; trashësia e saj ishte katër gishtërinj; nga brenda ishte bosh. 22 Mbi të ngrihej një kapitel prej bronzi, lartësia e një kapiteli ishte pesë kubitë; rreth e qark kapitelit kishte një rrjetëz dhe disa shegë, të gjitha prej bronzi. Shtylla tjetër me shegë, ishte e njëllojtë me të. 23 Rreth e qark kishte nëntëdhjetë e gjashtë shegë dhe tërë shegët rrotull rrjetëzës arrinin në njëqind. 24 Komandanti i rojes mori Serajahun, kryepriftin, Sofonian, priftin e dytë, dhe tre rojtarë të portës. 25 Nga qyteti ai mori edhe një eunuk që komandonte luftëtarët, shtatë burra ndër këshilltarët personalë të mbretit që u gjetën në qytet, sekretarin e komandantit të ushtrisë që rekrutonte popullin e vendit dhe gjashtëdhjetë burra nga populli i vendit që u gjetën në qytet. 26 Kështu Nebuzaradani, komandanti i rojeve, i mori dhe i çoi te mbreti i Babilonisë në Riblah, 27 dhe mbreti i Babilonisë i vrau në Riblah, në vendin e Hamathit. 28 Kështu Juda u çua në robëri larg vendit të tij. Ky është populli që Nebukadnetsari internoi vitin e shtatë: tremijë e njëzet e tre Judej. 29 Në vitin e tetëmbëdhjetë të Nebukadnetsarit u shpërngulën nga Jeruzalemi tetëqind e tridhjet e dy veta. 30 Në vitin e njëzetë e tretë të Nebukadnetsarit, Nebuzaradani, komandanti i rojes, internoi shtatëqind e dyzet e pesë Judej: gjithsej katërmijë e gjashtëqind veta. 31 Në vitin e tridhjetë e shtatë të robërisë së Jehojakimit, mbretit të Judës, në muajin e dymbëdhjetë, më pesë të muajit, Evil-Merodaku, mbret i Babilonisë, vitin e parë të mbretërisë së tij e fali 32 I foli me dashamirësi dhe vendosi ndenjësen e tij mbi atë të mbretërve që ishin me të në Babiloni. 33 Kështu Jehojakimi i ndërroi rrobat e robërisë së tij dhe hëngri gjithnjë bukën në prani të mbretit tërë ditët e jetës së tij. 34 Për ushqimin e tij i jepej rregullisht një racion ushqimi nga ana e mbretit të Babilonisë, një racion çdo ditë, deri ditën e vdekjes së tij, tërë ditët e jetës së tij.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.