Matthew 25:18 Cross References - Albanian

18 Por kurse ai që kishte marrë një, shkoi, hapi një gropë në dhe dhe e fshehu denarin e zotit të vet.

Proverbs 18:9

9 Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit.

Proverbs 26:13-16

13 Përtaci thotë: "Ka një luan në rrugë, ka një luan nëpër rrugë!". 14 Ashtu si lëviz porta në menteshat e saj, kështu sillet përtaci në shtrat të tij. 15 Përtaci e fut dorën në pjatën e tij, por lodhet edhe ta çojë te goja. 16 Përtaci pandeh se është më i urtë se shtatë persona që japin përgjigje me mend.

Haggai 1:2-4

2 "Kështu thotë Zoti i ushtrive: Ky popull thotë: "Nuk ka ardhur ende koha, koha kur duhet të rindërtohet shtëpia e Zotit"". 3 Atëherë fjala e Zotit iu drejtua atyre me anë të profetit Hagai, duke thënë: 4 "A është vallë për ju koha për të banuar në shtëpitë tuaja të mbuluara mirë, ndërsa ky tempull është ende i rrënuar?".

Malachi 1:10

10 "Oh, sikur të paktën dikush prej jush t'i mbyllte dyert! Atëherë nuk do ta ndiznit zjarrin kot mbi altarin tim. Unë nuk kam asnjë kënaqësi me ju", thotë Zoti i ushtrive, "dhe as që pëlqej çfarëdo oferte nga duart tuaja.

Luke 19:20

20 Atëherë erdhi një tjetër i cili tha: "Zot, ja mina jote që e ruajta në një shami,

Hebrews 6:12

12 Sepse kur Perëndia i dha premtimin Abrahamit, duke qenë se s'kishte ndonjë më të madh që të përbetohej, bëri be me veten e tij

2 Peter 1:8

8 Prandaj, vëllezër, përpiquni gjithnjë e më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.