Judges 9:8 Cross References - Albanian

8 Një ditë drurët u nisën për të vajosur një mbret që të mbretëronte mbi ta; dhe i thanë ullirit: "Mbretëro mbi ne".

Judges 8:22-23

22 Atëherë burrat e Izraelit i thanë Gedeonit: "Mbretëro mbi ne ti, biri yt dhe i biri i birit tënd, sepse na ke çliruar nga sundimi i Madianit". 23 Por Gedeoni u përgjegj: "Unë nuk do të mbretëroj mbi ju, as edhe biri im!".

2 Kings 14:9

9 Joasi, mbret i Izraelit, dërgoi t'i thonë Amatsiahut, mbretit të Judës: "Gjembi i Libanit i dërgoi fjalë kedrit të Libanit: "Jepi tët bijë për grua birit tim". Por andej kaloi një kafshë e egër e Libanit dhe e shkeli gjembin.

Ezekiel 17:3-10

3 Kështu thotë Zoti, Zoti: Një shqiponjë e madhe me fletë të mëdha dhe me pendë të gjata, e mbuluar me pupla të ngjyrave të ndryshme, shkoi në Liban dhe këputi majën e një kedri; 4 këputi degëzën e tij më të lartë, e çoi në një vend tregëtie dhe e vendosi në një qytet tregtarësh. 5 Pastaj mori pak farë të vendit dhe e mbolli në një arë pjellore; e vendosi këtë pranë ujrave të bollshme dhe e mbolli si një shelg. 6 Ajo u rrit dhe u bë një hardhi e madhe, por e ulët, degët e së cilës ishin kthyer nga shqiponja, kurse rrënjët ishin poshtë saj. Kështu u bë një hardhi që lëshoi degë dhe gjethe. 7 Por na ishte një shqiponjë tjetër e madhe, me ali të mëdha dhe me shumë pendë; dhe ja, kjo hardhi i ktheu rrënjët e saj drejt asaj dhe i shtriu degët e saj drejt asaj me qëllim që të vaditij nga brazda ku ishte mbjellë. 8 Ajo ishte mbjellë në një tokë të mirë, pranë ujrave të bollshme, me qëllim që të lëshonte degë, të jepte fryte dhe të bëhej një hardhi e mrekullueshme. 9 Thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: A do të mund të shkojë mbarë? A nuk do t'i shrrënjosë shqiponja rrënjët e saj dhe nuk do t'i presë frytet e saj që ta lërë të thahet? Kështu tërë gjethet që ka do të thahen. Nuk do të duhet shumë forcë as shumë njerëz për ta shkulur me rrënjë. 10 Ja, ajo është e mbjellë. A mund të shkojë mbarë? Mos vallë do të thahet krejt kur do të preket nga era e lindjes? Do të thahet në brazdën ku ishte rritur!".

Daniel 4:10-18

10 Vegimet e mendjes sime kur isha në shtratin tim janë këto: Unë shikoja, dhe ja një dru në mes të dheut, lartësia e të cilit ishte madhe. 11 Druri u rrit dhe u bë i fortë; maja e tij arrinte në qiell dhe ai mund të shihej nga skajet e gjithë dheut. 12 Gjethnaja e tij ishte e bukur, fryti i tij i bollshëm dhe ai kishte ushqim për të gjithë; poshtë tij gjenin hije kafshët e fushave, shpendët e qiellit rrinin midis degëve të tij dhe nga ai merrte ushqim çdo qenie e gjallë. 13 Ndërsa në shtratin tim vëreja vegimet e mendjes sime, ja një roje, një i shenjtë, zbriti nga qielli, 14 bërtiti fort dhe tha kështu: "Prisni drurin dhe këputni degët e tij, shkundni fletët e tij dhe shpërndani frytet e tij; le të largohen kafshët që rrijnë poshtë tij dhe shpendët nga degët e tij. 15 Lëreni ndërkaq në tokë cungun e rrënjëve të tij, të lidhur me zinxhirë hekuri dhe bronzi midis barit të fushave. Le të laget nga vesa e qiellit dhe le të ketë bashkë me kafshët pjesën e barit që i takon. 16 Zemra e tij le të ndryshojë, dhe në vend të një zemre njeriu t'i jepet një zemër kafshe dhe le të kalojnë mbi të shtatë kohë. 17 Kjo është dekretuar nga rojet dhe vendimi vjen nga fjala e të shenjtëve në mënyrë që të gjallët të dijnë që Shumë i Larti sundon mbi mbretërinë e njerëzve; ai ia jep atij që dëshiron dhe larton mbi të të keqin e të këqijve". 18 Kjo është ëndrra që kam parë unë, mbreti Nebukadnetsar. Tani ti, Beltshatsar, jepi interpretimin, sepse asnjë nga të diturit e mbretërisë sime nuk është në gjendje të më bëjë të njohur interpretimin e saj; por ti mundesh, sepse fryma e perëndive të shenjta është te ti".

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.