Joshua 14:4 Cross References - Albanian

4 sepse bijtë e Jozefit formonin dy fise, atë të Manasit dhe atë të Efraimit; Levitëve nuk iu dha asnjë pjesë në vend, por vetëm disa qytete për të banuar bashkë me kullota për bagëtinë e tyre dhe pasuritë që kishin.

Genesis 48:5

5 Tani dy bijtë e tu, që të kanë lindur në vendin e Egjiptit para se unë të vija tek ti në Egjipt, janë të mitë. Efraimi dhe Manasi janë të mitë, ashtu si Rubeni dhe Simeoni.

Numbers 35:2-8

2 "Urdhëro bijtë e Izraelit që, nga trashëgimia që do të zotërojnë, t'u japin Levitëve disa qytete për të banuar, do t'u jepni gjithashtu kullota rreth qyteteve. 3 Dhe ata do të kenë qytete për të banuar, ndërsa kullotat do t'u shërbejnë për bagëtinë e tyre dhe për të gjitha kafshët e tyre. 4 Kullotat e qyteteve që do t'u jepni Levitëve do të shtrihen nga muret e qyteteve e tutje, një mijë kubitë, rreth e qark. 5 Do të masni, pra, jashtë qytetit dy mijë kubitë nga ana e lindjes, dy mijë kubitë nga ana e jugut, dy mijë kubitë nga ana perëndimore dhe dy mijë kubitë nga ana veriore; qyteti do të ndodhet në mes. Këto janë tokat për kullotë rreth qyteteve që do t'u përkasin Levitëve. 6 Ndër qyetet që do t'u jepni Levitëve do të caktoni qytete strehimi, në të cilat mund të gjejë strehim ai që ka vrarë dikë; dhe këtyre qyteteve do t'u shtoni dyzet e dy qytete të tjera. 7 Gjithsej qytetet që do t'u jepni Levitëve do të jenë, pra, dyzet e tetë bashkë me tokat për kullotë. 8 Qytetet që do t'u jepni Levitëve do të rrjedhin nga pronësia e bijve të Izraelit; nga fiset më të mëdha do të merrni më shumë, nga fiset më të vogla do të merrni më pak; çdo fis do t'u japë Levitëve ndonjë nga qytetet e tij, në përpjestim me trashëgiminë që do t'i takojë".

Joshua 21:2-42

2 dhe u folën në Shilon, në vendin e Kanaanit, duke u thënë: "Zoti urdhëroi, me anë të Moisiut, që të na jepeshin disa qytete për të banuar me kullota për bagëtinë tonë". 3 Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve, duke i marrë nga trashëgimia e tyre, qytetet që vijojnë bashkë me toka për kullotë, simbas urdhrit të Zotit. 4 U hodh shorti për familjet e Kehathitëve; dhe bijve të priftit Aaron, që ishin Levitë, u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Judës, nga fisi i Simeonit dhe nga fisi i Beniaminit. 5 Bijve të tjerë të Kehathit u ranë në short dhjetë qytete nga familjet e fisit të Efraimit, nga fisi i Danit dhe nga gjysma e fisit të Manasit. 6 Bijve të Gershonit u ranë në short trembëdhjetë qytete nga fisi i Isakarit, nga fisi i Neftalit dhe nga gjysmë fisi i Manasit në Bashan. 7 Bijve të Merarit, simbas familjeve të tyre, u ranë dymbëdhjetë qytete nga fisi i Rubenit, nga fisi i Gadit dhe nga fisi i Zabulonit. 8 Bijtë e Izraelit ua dhanë, pra, me short këto qytete me gjithë kullotat e tyre Levitëve, ashtu si kishte urdhëruar Zoti me anë të Moisiut. 9 Kështu ata dhanë, duke i marrë nga fisi i bijve të Judës dhe nga fisi i bijve të Simeonit, qytetet e përmendura këtu, 10 që ranë në dorë të bijve të Aaronit që u përkisnin familjeve të Kehathitëve, bij të Levit, sepse hiseja e parë që u hodh me short u ra atyre. 11 Ata morën, pra, Kirjath-Arbën, domethënë Hebronin (Arba ishte ati i Anakut), në krahinën malore të Judës, me tokat e saj për kullotë rreth e qark; 12 por territorin e qytetit dhe fshatrat e tij ia dhanë Tsalebit, birit të Jenufehut, si pronë të tij. 13 Përveç kësaj u dhanë bijve të priftit Aaron Hebronin (si qytet strehimi për vrasësin) me të gjitha tokat për kullotë, Libnahun me tokat për kullotë, 14 Jatirin me tokat për kullotë, Eshtemoan me tokat për kullotë, 15 Holonin me tokat për kullotë, Debirin me tokat për kullotë, 16 Ainin me tokat e tij për kullotë, Jutahun me tokat e tij për kullotë dhe Beth-Shemeshin me tokat e tij për kullotë: nëntë qytete që u morën nga këto dy fise. 17 Nga fisi i Beniaminit, Gabaonin me tokat e tij për kullotë, Gebën me tokat e tij për kullotë, 18 Anatothin me tokat e tij për kullotë dhe Almonin me tokat e tij për kullotë: katër qytete. 19 Shuma e qyteteve të priftërinjve, bij të Aaronit, ishte trembëdhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë. 20 Familjeve të bijve të Kehathëve, domethënë Levitëve që mbeteshin, bij të Kehathit, u ranë qytete që u morën nga fisi i Efraimit. 21 Atyre iu dha Sikemi (si qytet për strehimin e vrasësit) me gjithë tokat për kullotë në krahinën malore të Efraimit, Gezeri me gjithë tokat për kullotë, 22 Kibtsaimi me tokat e tij për kullotë dhe Beth-Horoni me tokat e tij për kullotë: katër qytete. 23 Nga fisi i Danit: Eltekehu me tokat për kullotë, Gibethoni me gjithë tokat për kullotë, 24 Aijaloni me gjithë tokat për kullotë, Gath-Rimoni me gjithë tokat për kullotë: katër qytete. 25 Nga gjysma e fisit të Manasit: Taanaku me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimoni me tokat e tij për kullotë: dy qytete. 26 Të gjitha këto dhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë u ranë familjeve të bijve të tjerë të Kehathit. 27 Bijve të Gershonit, që u përkisnin familjeve të Levitëve, u dhanë, duke i marrë nga gjysma e fisit të Manasit, Golanin në Bashan (si qytet për strehimin e vrasësit), me gjithë tokat për kullotë, dhe Beeshterahun me tokat e tij për kullotë: dy qytete; 28 nga fisi i Isakarit, Kishionin me tokat e tij për kullotë, Daberathin me tokat e tij për kullotë, 29 Jarmuthin me tokat e tij për kullotë, En-Ganimin me tokat e tij për kullotë: katër qytete; 30 nga fisi i Asherit, Mishalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë, 31 Helkathin me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin, me tokat e tij për kullotë: katër qytete; 32 dhe nga fisi i Neftalit, Kadeshin në Galile (si qytet strehimi për vrasësin), me gjithë tokat e tij për kullotë, Hamoth-Dorin me tokat e tij për kullotë, dhe Kartanin me tokat e tij për kullotë; tri qytete. 33 Shuma e qyteteve të Gershonitëve, simbas familjeve të tyre, ishte trembëdhjetë qytete me tokat e tyre për kullotë. 34 Familjeve të bijve të Merarit, domethënë Levitëve të tjerë, iu dhanë, duke i marrë nga fisi i Zabulonit, Jokneamin me tokat e tij për kullotë, Kartahin me tokat e tij për kullotë, 35 Dimnahun me tokat e tij për kullotë dhe Nahalalin me tokat e tij për kullotë: katër qytete; 36 nga fisi i Rubenit, Betserin me tokat e tij për kullotë, Jatsahun me tokat e tij për kullotë, 37 Kedmothin me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathin me tokat e tij për kullotë: katër qytete; 38 dhe nga fisi i Gadit, Ramothin në Galaad (si qytet strehimi për vrasësin), me tokat e tij për kullotë, Mahanaimin me tokat e tij për kullotë, 39 Heshbonin me tokat e tij për kullotë dhe Jazerin me tokat e tij për kullotë: gjithsejt katër qytete. 40 Shuma e qyteteve që iu dhanë me short bijve të Merarit, simbas familjeve të tyre që përbënin familjet e Levitëve të tjerë, ishin dymbëdhjetë qytete. 41 Shuma e qyteteve të Levitëve në mes të zotërimeve të bijve të Izraelit ishte dyzet qytete me tokat e tyre për kullotë. 42 Secili nga këto qytete kishte rreth e qark toka për kullotë; e njëjta gjë ishte në çdo qytet.

1 Chronicles 5:1-2

1 Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit. Ai ishte me të vërtetë i parëlinduri, por me qenë se kishte përdhosur shtratin e të atit, parëbirnia iu dha bijve të Jozefit, birit të Izraelit; kështu gjenealogjia nuk jepet në bazë të parëbirnisë. 2 Ndonëse Juda mbizotëroi mbi vëllezërit e tij dhe nga ai rrodhi një shef, e drejta e parëbirnisë i takonte Jozefit.

1 Chronicles 6:54-81

54 Këto ishin vendet e banesave të tyre, sipas ngulimeve të tyre në territoret e tyre, që iu dhanë me short bijve të Aaronit të familjes së Kehathitëve; 55 atyre iu dha Hebroni në vendin e Judës me tokat përreth për të kullotur; 56 por arat e qyteti dhe fshatrat e tij iu dhanë Kalebit, birit të Jefunehut. 57 Bijve të Aaronit iu dha Hebroni, një ndër qytetet e strehimit, Libnahu me tokat e tij për kullotë, Jatiri, Eshteoma me tokat e tij për kullotë, 58 Hileni me tokat e tij për kullotë, Debiri me tokat e tij për kullotë, 59 Ashani me tokat e tij për kullotë, Beth-Semeshu me tokat e tij për kullotë. 60 Nga fisi i Beniaminëve morën Gebën me tokat e tij për kullotë, Alemethin me tokat e tij për kullotë dhe Anathothin me tokat e tij për kullotë. Të gjitha qytetet që u ndanë midis familjeve të tyre ishin gjithsej trembëdhjetë. 61 Pjesës tjetër të bijve të Kehathit iu dhanë me short dhjetë qytete nga ana e familjes së fisit, që iu morën gjysmës së fisit, domethënë nga gjysma e fisit të Manasit. 62 Bijve të Ghershomit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë trembëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Isakar, nga fisi i Asherit, fisit të Neftalit dhe fisit të Manasët në Bashanit. 63 Bijve të Merarit, sipas familjeve të tyre, iu dhanë me short dymbëdhjetë qytete, që iu morën fisit të Rubenit, fisit të Gadit dhe fisit të Zabulonit. 64 Kështu bijtë e Izraelit u dhanë Levitëve këto qytete bashkë me toket e tyre për kullotë. 65 Ata ua dhanë me short këto qytete, që janë përmëndur me emrin dhe që u janë marrë fisit të bijve të Judës, fisit të bijve të Simeonit dhe fisit të bijve të Beniaminit. 66 Disa familje të bijve të Kehathit patën qytete në territorin që iu caktua atyre dhe që u morën nga fisi i Efraimit. 67 Ata u dhanë atyre edhe Sikemin, një ndër qytetet e strehimit, me tokat e tij për kullotë në krahinën malore të Efraimit, dhe Ghezerin me tokat e tij për kullotë, 68 Jokmeamin me tokat e tij për kullotë, Beth-Horonin me tokat e tij për kullotë, 69 Ajalonin me tokat e tij për kullotë, Gath-Rimonin me tokat e tij për kullotë. 70 Dhe nga gjysma e fisit të Manasit, Anerin me tokat e tij për kullotë, Bileamin me tokat e tij për kullotë iu dha pjesës tjetër së familjes së bijve të Kehathit. 71 Bijve të Gershonit iu dhanë, duke i marrë nga familja e gjysmës së fisit të Manasit, Golanin në Bashan me tokat e tij për kullotë dhe Ashtarothin me tokat e tij për kullotë. 72 Nga fisi i Isakarit: Kedeshi me tokat e tij për kullotë, Daberathi me tokat e tij për kullotë, 73 Ramothi me tokat e tij për kullotë dhe Anemi me tokat e tij për kullotë. 74 Nga fisi i Asherit: Mashalin me tokat e tij për kullotë, Abdonin me tokat e tij për kullotë, 75 Hukokun me tokat e tij për kullotë dhe Rehobin me tokat e tij për kullotë. 76 Nga fisi i Neftalit: Kedeshin në Galile me tokat e tij për kullotë, Hamonin me tokat e tij për kullotë dhe Kirjathaimin me tokat e tij për kullotë. 77 Bijve të tjerë të Merarit iu dhanë, nga fisi i Zabulonit, Rimonin me tokat e tij për kullotë dhe Taborin me tokat e tij për kullotë. 78 Matanë Jordanit, pranë Jerikos, në lindje të Jordanit, nga fisi i Rubenit: Betserin në shkretëtirë me tokat e tij për kullotë dhe Jahatsahu me tokat e tij për kullotë, 79 Kedemothi me tokat e tij për kullotë dhe Mefaathi me tokat e tij për kullotë. 80 Nga fisi i Gadit: Ramothi në Galaad me tokat e tij për kullotë, Mahanbim me tokat e tij për kullotë, 81 Heshboni me tokat e tij për kullotë dhe Jazeri me tokat e tij për kullotë.

Cross Reference data is from OpenBible.info, retrieved June 28, 2010, and licensed under a Creative Commons Attribution License.